Arrestimet e serbëve për krime lufte / Sa ishte në pushtet “kuislingu Thaçi” nuk u lejuan arrestimet

Politika

Arrestimet e serbëve për krime lufte / Sa ishte në pushtet “kuislingu Thaçi” nuk u lejuan arrestimet

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 5 qershor 2022 Në ora: 17:55
Pamje nga arrestimi i serbit në Kosovë

Lufta në Kosovë ka arritur të lë pas vetës një numër të madh të viktimave, shumë gra të përdhunuara e ende shumë trupa të pagjetur.

Serbët ishin ata që nuk kanë kursyer asgjë për të shkatërruar çdo gjë në Kosovë dhe mosndëshkkimi i plotë i tyre po mbetet ende një plagë për shqiptarët.

Mirëpo, së fundmi institucionet e vendit kanë arritur të arrestojnë disa serbë për krimet e kryera në Kosovë.

Para disa ditëve policia e Kosovës arrestoi një serb, i cili raportohet se ishte një ish-polic rezervist, nën dyshimin se ka kryer krimr lufte kundër popullatës civile gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Policia e Kosovës njoftoi të premten që lëmë pas se një serb është arrestuar në afërsi të qytetit perëndimor të Istogut, pasi dyshohet se ka kryer një krim lufte kundër popullatës civile.

Pas një pune hetimore nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, policia identifikoi dhe arrestoi një serb për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Policia nuk dha emrin e të dyshuarit, por zyra e qeverisë serbe për Kosovën e identifikoi atë si Çaslav Joliç, baba i katër fëmijëve që jeton në Serbinë qendrore.

Por, duhet theksuar që një hetim i ngadaltë po vazhdon të jetë në këtë fushë pasi shumë serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë vazhdojnë të jenë të lirë.

Mirëpo, shpresa që një ditë këta kriminel të ndëshkohet mbetet të jetë tek shqiptarët që e pësuan nga lufta.

Kelmendi: Serbia ka përgjegjësi penale dhe detyrimore për dëmshpërblim ndaj Kosovës

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, foli profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se këto krime duhet të gjykohen pasi veprat e rënda siç janë, vrasjet, masakrimet e shumë të tjera janë ende plagë për shumë familje në vendin tonë.

Image
Muhamet Kelmendi

Në Kosovë e ndaj popullit shqiptarë është bërë një dhunë e egër gjenocidale nga Serbia dhe në shumë anë, si dhe në përmasa të gjera raciste. Veprat më të rënda janë vrasjet, masakrimet, djegiet e njerëzve të gjallë nëpër shtëpi dhe përdhunimet e më shumë se 20 mijë femrave dhe burrave shqiptarë. Dëmet materiale shkojnë në miliarda dhe kemi dëme të pafundme morale. Edhe sot vuajnë shumë familje për njerëzit e tyre. Janë rreth 1600 shqiptarë të pagjetur. Ata, pasi janë mbytur mizorish, janë diku në varre masive në Serbi”, u shpreh ai.

Sipas profesorit dënimet e dhëna, kanë qenë jo adekuate karshi veprave të kryera penale dhe se kompetencat për të marrë masa për këto bie në gjykatat e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës shumë ngadalë po heton veprat e krimit gjenocidal të bëra nga kriminelët serb. Ndërsa, dënimet e dhëna, kanë qenë jo adekuate me veprat e kryera penale. Me dhjetëra e qindra padi për kompensimin e dëmit material dhe të atij moral janë bërë nga qytetarët e Kosovës. Gjykatat janë përgjigjur se nuk janë kompetente. Kjo, nuk ka bazë juridike. Një përgjigje jo e drejtë. Veprat janë bërë në Kosovë, dëmi gjithashtu, bie dhe janë kompetencë gjykatat e vendit, të Kosovës. Këtu vije në shprehje kompetenca territoriale e veprës së bërë. Përkatësisht, kompetente janë vetëm gjykatat e vendit, gjykatat ku është bërë krimi dhe dëmi”, thotë profesori.

Shpresë për këto dëme mbetet gjykata evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut në Hagë.

Ndërsa, te kompensimi i dëmit material dhe moral, nëse shteti serb nuk përgjigjet, me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, kërkohet të ngritet padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në Hagë. Aty ka mundet të realizohet kompensimi i dëmit. Natyrisht se edhe gjatë dialogimit, duhet të paraqitet tema e përgjegjësisë penale dhe kolektive e shtetit serb, e përgjegjësisë individuale dhe e dëmshpërblimit. Këto duhet bërë në çdo takim. Kudo nëpër qendrat e vendosjes kërkohet të paraqiten faktet për këto vepra. Koha nuk pret”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”.

Qarri: Arrestimet e fundit të kriminelëve serb, në Kosovë, për krime lufte, jo vetëm që është akti i parë i veprimit publik, kundër tyre, për çka dhe duhet përgëzuar publikisht shteti i Kosovës

Ndërsa analisti politik, Gani Qarri, i cili në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që arrestimet e fundit të kriminelëve serb janë për t’u përgëzuar publikisht shteti i Kosovës.

Image
Gani Qarri

Ai thotë që Thaçi dhe Mustafa i kanë anashkaluar krimet serioze të Kosovës dhe kjo ka arritur të anashkalohen këto krime shumë të rënda të Serbisë.

Arrestimet e fundit të kriminelëve serb, në Kosovë, për krime lufte, jo vetëm që janë akti i parë i veprimit publik kundër tyre, për çka dhe duhet përgëzuar publikisht shteti i Kosovës, por duket se për herë të parë pas lufte, ka filluar edhe hetimi i njëmendtë e serioz i kriminelëve serb, nga institucionet e shtetit të Kosovës, hetimi dhe trajtimi ligjor i të cilëve, përderisa ‘kuislingu’ Thaçi qëndronte në pushtet, nuk u lejuan kurrë. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, përveçse anashkaluan krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, ata bënë hisedarë Serbinë edhe në punët e brendshme dhe çështjet e rregullimit shtetëror të Kosovës”, thekson analisti.

Kosova duhet ta intensifikojë sa më shumë punën e nisur dhe përshpejtoj me të gjitha mundësitë, ndjekjen e kriminelëve serb, jo të pres vetëm kur ata futen në Kosovë, shton më tej Qarri.

“Prandaj, medoemos Kosova duhet ta intensifikojë sa më shumë punën e nisur dhe përshpejtoj me të gjitha mundësitë, ndjekjen e kriminelëve serb, jo të pres vetëm kur ata futen në Kosovë, por të kërkoj ekstradimin e tyre edhe nga Serbia, për ti vendosur para drejtësisë, përpara se aktet e tyre të krimit dhe gjenocidit, të shkaktuara ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë kundër pleqve, fëmijëve, grave dhe civilëve të paarmatosur të vjetërsohen apo edhe të zhduken dëshmitë qëllimisht, nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj shqipfolës në Kosovë si dhe ti shuaj vdekja e natyrshme, e ata që kanë mbijetuar krimet e gjenocidin shtetëror të policisë dhe ushtrisë okupatore serbe gjatë viteve të luftës dhe okupimit klasik të vendit tonë, nga Serbia hegjemoniste”, potencon analisti.

Në bisedë e sipër Qarri shton Kosova duhet me këmbëngulje të kërkojë ndihmën e miqve të mëdhenj për t’u dënuar këto krime të rënda.

Serbia konkretisht Vuçiqi, mjerisht vazhdon ti mbajë edhe sot peng, duke mos dhënë asnjë sqarim për vendndodhjen dhe fatin e tyre. Kështu që është koha e fundit, kur shteti i Kosovës, medoemos duhet të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, madje të këmbëngul edhe në ndihmën e miqve të tanë më të mëdhenj si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, shtetet më të fuqishme evropiane dhe entet e organizatat përkatëse ndërkombëtare. Që përveç arrestimit të të gjithë përgjegjës-mbajtësve e autorëve të gjenocidit dhe krimeve të shkaktuara në Kosovë, të ngritët sa më parë, edhe padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ajo të përgjigjet për vrasjet, masakrat, gjenocidin, përndjekjen e popullsisë, fshehjen dhe mbajtjen peng të mijëra kufomave, djegiet masive, grabitjet, dëmtimet shumë miliardëshe të pasurisë, kompensimin material për dhunën fizike e psikologjike të të mbijetuarve, e pasardhësve të tyre, e deri te dënimi më i rëndë për zhdukjen dhe mbajtjen peng, gati për një çerek shekulli”, thotë ai.

Arrestimi sa më i shpejt i kriminelëve serb dhe ngritja sa më parë e padisë kundër Serbisë okupatore, për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të ndodhë sa më parë, përfundon analisti.

Arrestimi sa më i shpejt i kriminelëve serb dhe ngritja sa më parë e padisë kundër Serbisë okupatore, për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të ndodhë sa më parë, madje urgjentisht edhe për faktin se përderisa edhe mëse 23 vite pas lufte, krimineli Vuçiq nuk lejon as kthimin e eshtrave të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, trupat e të cilëve një pjesë, Serbia i mori të gjallë nga shtëpitë e veta. Por, që megjithatë Vuçiq vazhdon ta kërcënojë Kosovën edhe me riokupim, siç veproi me rastin e inaugurimit të tij si president i Serbisë, në mandatin e dytë”, foli Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat