Kërkohet përfaqësimi i diasporës në të gjitha nivelet shtetërore të Kosovës

Politika

Kërkohet përfaqësimi i diasporës në të gjitha nivelet shtetërore të Kosovës

Nga: A.SH Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Kohët e fundit partitë opozitare janë aktivizuar në diasporë.

Analisti Skënder Mulliq ka komentuar për “Bota sot” aktivizimin e partive opozitare në diasporë.

Ai ka thënë se aktivizimi i tyre po bëhet me qëllim të dobësimit të VV-së.

“Meqenëse fitores së madhe të LVV dhe Listës Guxo, i kontribuojë shumë diaspora shqiptare, edhe opozita ka filluar që të riaktivizohet në shtetet perëndimore, duke hapur degët e tyre. E kjo sigurisht po bëhet që të dobësohet LVV për zgjedhjet e radhës nacionale, kur dihet roli i madh i mërgimtarëve tanë, të cilët shumë kanë dhënë për Kosovën para luftës, dhe mbas saj. Ky lobim po bëhet edhe për faktin se shumë mërgimtarë tanë kanë ngritur në shtetet e Evropës edhe biznese të ndryshme. Sigurisht së partitë politike kërkojnë edhe ndihma konkrete financiare për forcimin e tyre”, deklaron ai.

Ai parashikon se aktivizimi i opozitës me diasporën shqiptare do të këtë vështirësitë e veta objektive.

“Por, më duket se ky aktivizim i opozitës me diasporën shqiptare do të këtë vështirësitë e veta objektive. Ata duket së më shumë janë orientuar, natyrisht jo të gjithë kah LVV, se janë të interesuar që Kosova pas shumë vitesh të marr të mbarën, pa krim të organizuar dhe pa korrupsion, ose që ato të janë në shkallë normale të tyre. Zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar e treguan katërcipërisht pohimin tonë, kur mërgata udhëtoi masivisht për të votuar gjeneratën e re në politikë-bërje të Kosovës. Diaspora ka përplasur disa herë në Kuvendin e Kosovës pozitën me opozitën, dhe atë ku është shqyrtuar projektligji për zgjedhjet”, thotë ai.

Tutje, Mulliqi shton se praktika që mërgata të shfrytëzohet vetëm për vota, duhet të përfundojë.

“Deputetët e LVV-së kanë kërkuar që mërgatës tu jepet mundësia pa u penguar të votojnë, që është edhe synim i tyre, duke kërkuar që ky projekt ligj të përkrahet edhe nga opozita. Unë mendoj pavarësisht dallimeve dhe interesave partiake, që mërgata të gjejë më shumë veten në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Mendimet e tyre për shumë vite sikur janë margjinalizuar, sikur nuk janë marr shumë në konsideratë nga partitë shtet-formuese politike. Kjo praktikë e keqe duhet të përfundon, kur dihet për rolion jetik të mërgimtarëve tanë, të cilët mund ta ndihmojnë shumë Kosovën , duke hapur biznese të vogla dhe të mesme, që do të kishte mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës për rininë tonë, e cila masivisht po e braktisë Kosovën. Ka ardhur koha që të dëgjohet zëri i qytetarëve tanë ne Kosovë dhe kudo në botë që punojnë dhe veprojnë. Kosova është një vend i vogël dhe një mobilizim i përgjithshëm shumë do të kishte ndikuar që ajo të bëhet vend më përspektivë. Në ketë frymë ishte dashur të bëhen edhe lobimet partive politike në diasporë, e jo për interesa të ngushta partiake. Diaspora është ajo që edhe mund t’i bën ndryshimet pozitive”, shton ai.

Në fund, thekson se diaspora duhet të jetë në të gjitha nivelet nga ato më të ulëta deri të niveli qendror.

“Përfaqësimi i diasporës duhet të jetë në të gjitha nivelet nga ato më të ulëta deri të niveli qendror, gjë që është përjashtuar kjo gjë deri më sot. Pse mos të jetë kështu edhe në Kosovë, ku shumë shqiptarë në vende të ndryshme te Evropës, po gjejnë përfaqësim në jetën shoqërore dhe politike të shteteve ku jetojnë. Institucionet tona dhe partitë vendimmarrëse politike duhet të tregojnë më shumë vullnet dhe unitet në këtë drejtim, se në pyetje është zhvillimi dhe prosperiteti i vendit. Përçarjet kanë shkuar dhe do të shkojnë në dëm të qytetarëve, dhe në dëm të Kosovës. Për këtë arsye është e qartë se edhe Kosovës i nevojitet demokracia, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve, të cilat duhet të funksionojnë plotësisht. Kosovës po ashtu i duhet një performancë shumë më ndryshe, më pozitive së deri më tash”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat