“Protesta e veteranëve, e dirigjuar dhe me motive politike”/ Analisti tregon zgjidhjen e kësaj çështje

Politika

“Protesta e veteranëve, e dirigjuar dhe me motive politike”/ Analisti tregon zgjidhjen e kësaj çështje

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:57
Veteranët ishin mbledhur para Kuvendit që në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes për të protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj mospërfshirjes së tyre në projektligjin që parasheh rritjen e pagës minimale.

Të premten u mbajt protesta e veteranëve.

Kërkesa e tyre ishte rritja e pagës minimale. Ata protesën e përfunduan të ftuar në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por që edhe na takimi i mbajtur nuk është se arritën ndonjë marrëveshje.

Analisti Hidajet Ahmeti në një pronocim për Bota sot” ka thënë se, protestat e veteranëve ishin të dirigjuara me motive politike.

Image
Hidajet Ahmeti

 

Sipas tij, po të ishin ndryshe, atëherë fundi i tyre do të ishte pastrimi i listave nga veteranët e rrejshëm.

“Mendoj se protesta e veteranëve është e dirigjuar dhe me motive politike e jo që rrjedha nga nevoja imediate e kësaj kategorie. Po të ishte e natyrshme, fondamenti i protestës do të ishte verifikimi i listave, rrjedhimisht pastrimi i listave nga veteranët e rrejshëm. Çuditërisht, kërkesat ishin të paarsyshme dhe paartikulim të qartë, pasi në mënyrë të qëllimshme u tejkalua problemi fondamental me listat e veteranëve të rrejshëm”, thotë ai.

Tutje, shton se veteranët e vërtetë do të kërkonin njëherë pastrimin e listave pastaj pagën, dhe vetëm me këtë mund të ketë zgjidhje më afatgjatë.

“Për mendimin tim, veteranët e vërtetë duhet të kërkojnë në mënyrë kategorike pastrimin e listave dhe më pastaj të kërkojnë rritjen e pagës, jo paralel me pagën minimale, por edhe më shume se kaq. Por, kjo gjë do të ishte e natyshme dhe me pastrimin e listave nuk do të ishin problem mjetet financiare, bile nuk do të shpenzoheshin as mjetet që shfrytezohen sot. Vetëm me këtë logjikë do të bëhej zgjidhje afatgjatë, por çdoherë kërkesat të burojnë nga realiteti i brendshëm e jo me motive politike, të cilat mund të prodhojnë situata anarkie”, përfundoi analisti Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat