27 vjet në luftë me të keqen, “Bota sot” kështjellë e fortë e pavarësisë

Politika

27 vjet në luftë me të keqen, “Bota sot” kështjellë e fortë e pavarësisë

Mimozë Lakna Rogova Nga Mimozë Lakna Rogova Më 26 qershor 2022 Në ora: 08:20
Foto ilustrim - “Bota sot”

Gazeta kombëtare "Bota sot" mbushi plot 27 vite që nga themelimi i saj. 27 vjet më parë, në kohën kur terri informativ kishte kapluar Kosovën lindi nevoja për të krijuar një dritare informimi, në mënyrë që shqiptarët të informoheshin në gjuhën shqipe, nga shqiptarët e vërtetë që mendonin, frymonin e vepronin shqip me plot kuptimin e fjalës.

Qëllimi i formimit të gazetës "Bota sot" ishte mbrojtja e interesit kombëtar. Vitet kaluan, por "Bota sot" nuk ndryshoi kurrë. Gjithmonë në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës që thuhej e shkruhej shqip, "Bota sot" iu bëri ballë shumë furtunave.

Dje përkujtuam gazetarin tonë Bardhyl Ajeti që na e vranë ata që iu pengonte fjala e lirë, ata që paslufte donin të përvetësonin luftën dhe të mirat e paqes. Na e vranë edhe Bekimin, edhe Xhemën edhe Enverin! Na kërcënuan dhe tentuan të na vrasin me granatë, deshi fati e nuk ia dolën. Ne vazhduam me krenari rrugëtimin tonë, sepse dashuria për atdheun dhe ideali kombëtar ishte më i fortë se të ligjët që donin të na eleminonin.

Sot, jemi këta që jemi edhe falë atyre që na besuan dhe mendimin e tyre e shprehën nëpërmjet nesh, sepse "Bota sot" nuk e ndalon të vërtetën por e thotë hapur pa iu trembur syri!

Në këtë 27 vjetor kemi bashkëbiseduar me tre nga bashkëpunëtorët tanë të ngushtë, të cilët shprehin dhe dëshirojnë më të mirën.

Prof. Sulejman Mehazi: "Bota sot" ishte dhe do të mbetet kështjellë e fortë mediatike e pavarësisë

Image
Profesor Sulejman Mehazi

Profesor Sulejman Mehazi ka thënë se se simbolika e gazetës "Bota sot" është, se, botën jetësore të shqiptarëve e bashkon në një, të kaluarën në të sotmen dhe të ardhmen shqiptare në të sotmen.

"Pra, kur bota e kaluar historike, politike, kulturore e artistike dhe bota e ardhme shoqërore lidhet me "Bota sot" atëherë krijohet përjetësia e gazetës "Bota sot". "Bota sot" është gazetë që përkrahë dhe mbron vlerat e përjetshme kombëtare, shoqërore, politike, fetare, kulturore e artistike, e në anën tjetër lufton, dërmon e shkatërron të përkohëshmit: interesxhinjtë, të këqijtë, të shëmtuarën jetësore. Gazeta "Bota sot" ishte, është dhe do mbetet zëri i parë mediatik, kështjellë e fortë mediatike e pavarësisë, krijimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Qoftë e përjetshme gazeta "Bota sot", urime e shume e shumë përvjetore!" ka uruar profesor Mehazi.

Maxharraj: “Bota sot” gazetë gjithëkombëtare e fjalës së lirë

Image
Profesor Binak Maxharraj

Profesor Binak Maxharraj ka rikujtuar se rrugetimi i gazetës “Bota sot” ishte i mbushur me plotë sakrifica, leqe e këthesa të cilat i duroi me sukses.

"Kishte gjithmonë njërëz të cilët nuk ia donin të mirën kësaj gazete për shkak te objektivitetit të saj. Por,”Bota sot” ishte dhe mbetët një gazetë e cila gjatë gjithë rrugëtimit të saj luftoi për vlerat e mirëfillta demokratike, për lirinë e shtypit, për lirinë e njeriut, luftoi me "mish e shpirtë” për te vertetën sepse sipas saj nuk kishte shumë të vërteta,bpor vetem një", është shprehur profesori.

“Bota sot”, thotë Maxharraj, luftonte përherë për të mirën, për vlerat njerëzore duke kritikuar dhe luftuar të keqen dhe djallëzoren.

""Bota sot” më tërë fuqinë e saj ishte kundër klaneve, mafive politike, qendrave të dhunës, hajnive dhe plaçkitjeve që i bënin pushtetarët të cilët e kishin kapur dhe zaptuar shtetin për interesa të tyre personale, por të cilët nuk ndiqeshin penalisht, sepse ata vet e bënin ligjin dhe ishin mbi ligjin. "Bota sot" u bë edhe prokurore edhe gjykatëse duke i denoncuar krimin e organizuar, korrupsionin, i cili i kishte kapur të gjitha e luftës të cilëve edhe këtyre nuk u pëlqente e verteta, sepse veç kishin nisur ta njollosnin lirinë me veprimet klanore e mafioze, duke vjedhur e duke plaçkitur çdo gjë që u dilte përpara", shton profesor Maxharraj.

Ai thekson se pavarësisht kritikave e padive nëpër gjyqe, "Bota sot" nuk hoqi dorë nga e vërteta.

"Kur e kuptuan se gazeta “Bota sot” është “kokëfortë” atëherë ata horra filluan edhe ti godasin gazetarët e saj, siç ishte vrasja e Xhemail Mustafës, Bardhyl Ajetit, Bekim Kastratit e deri te hudhja e bombës në zyrat e kësaj gazete në redaksinë qendrore ne Cyri të Zvicrës, e cila për fatin e mirë nuk eksplodoi", potencon ai.

Të gjitha këto kombëtarja “Bota sot” i përballoi stoikisht pa u luhatur në rrugëtimin e saj, sepse ishte betuar përgjithëmonë se do ta shoshte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

"Dhe mu për këte ajo sot e kësaj dite kur po i mbush 27 vjet mbetet strumbullari, mbetet një ndër gazetat dhe një ndër portalet më të mira, më të lexuara në mbarë trojet shqiptare, mbetet gazeta e kombit, mbetet gazeta e cila nuk u tutet furtunave dhe shantazheve, mbetet gazeta e cila nuk u tutet maskave të zeza nga cilado anë që vinë

Mbetet e këtillë sepse gazeta “Bota sot” e ka një ekip, një staf të mrekullueshëm, e ka një zot shtëpie siç është të Editori briliant Xhevdet Mazrekaj, i përberë nga djmet e vashat tona qe nuk u trembet syri nga askush për ta thënë troç të vërtetën dhe vetëm tëvërtetën. Dhe mu kjo këtë gazetë e bën të dashur, të lexueshme, të afërt me lexuesin", nënvizon ai.

"Dhe gazeta "Bota sot” edhe në të ardhmen nuk duhet të ndalet, duhet te vazhdoj rrugetimin e saj në shërbim të kombit, duke lavdë çdo gjë të mirë humane, por edhe duke u ba digë e së këqes, ta demantojë atë më gjithë forcën që e ka pa u trembur, sepse e verteta është ajo e cila çdo shoqëri e qon përpara nga progresi", porosit në fund prof. Binak Maxharraj.

Mehmeti: "Bota sot" e meriton çmimin Nobel për guxim, sakrificë e luftë ndaj të keqes

Image
Analisti Faton Mehmeti

Për analistin Faton Mehmeti, Gazeta "Bota Sot" nuk është vetëm gazetë e zakonshme, për më tepër se kaq është institucion në luftë ndaj gënjështrës, hipokrizisë, mashtrim dhe të keqës në përgjithësi. 

"Në këtë kuptim, bindjeve dhe qëllimit tim për ta thënë të vërtetën mi ka mundësuar "Bota Sot", fal të cilës të gjithë ata që kanë pasur qëllimin për ta thënë të vërtëlettën" Bota Sot" u ka dhënë hapësirën e duhur. S’kam fjalë për të falënderuar pronarin Xhevdet Mazrekaj, për hapësirën që më ka dhënë për të shprehur mendimet e mia, gjithashtu edhe stafin e "Bota Sot" për korrektësinë. Nëse ka një gazetë që meriton çmim Nobel për guxim, sakrificë dhe luftë ndaj të keqës ështe padyshim "Bota Sot". Me parimet e saja, guximin dhe qëndresën e saj, "Bota Sot" ka arritur të mbijetojë për 27 vite, do të arrijë edhe qindra të tjerë sepsë bazohet tek e vërteta.Gëzuar pronarit dhe stafit, faleminderit për çdo gjë...Gëzuar " BOTA SOT", ka përfunduar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat