Tërnava: Autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin masa ndaj Lushtakut dhe pjesëmarrsëve të tjerë!

Politika

Tërnava: Autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin masa ndaj Lushtakut dhe pjesëmarrsëve të tjerë!

Nga: M.H. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 11:15
Hajrullah Tërnava

Këto ditë të fundit një nga ngjarjet që mori vëmendjen është përleshja e policëve me ish-nënkryetarin e Skënderajt Nuredin Lushtaku dhe disa familjarë të tij.

Sulmimi i policëve përgjatë kohës që të njejtit kanë qenë duke kryer punën e tyre është kritikuar mjaftë shumë nga i gjithë opinoni publik.

Në lidhje me këtë ngjarje Lushtaku ka përfunduar në paraburgim për 30 ditë.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për këtë temë ka folur për “Bota sot”.

Ai u shpreh se policia e Kosovës në vazhdimsi po hasë në problem gjatë kryerjes së detyrës mirëpo familja e Lushtakut do të duhej në këtë rast të ishin të mirëkuptushëm dhe të kuptojnë punën e policëve.

Kohërat në të cilat po jetojmë tani me ndodhi të lloj-llojshme të përditshme, na bëjnë për tu habitur, sidomos me rastin e mbrëmshëm kur policia e Kosovës, duke i kryer detyrat e tyre të përditshme policore, hasin në rezistencë të armatosur nga qytetarët e po atij qyteti në Skënderaj. Nga një familje me reputacion pozitiv që e gëzojnë për të kaluaren e tyre e që është familja e Nuredin Lushtakut, që përkundrazi ata qytetar, sikur të iu kishin bërë policia edhe veprime jashtë ligjore në mospërputhje me ligjet. Ishte dashur që ata qytetarë me atë reputacion pozitiv që e gëzojnë, që llogariten me kontribute në të kaluaren e çlirimit të Kosovës, sikur që është fjala e Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij, të jenë të mirëkuptueshëm, që ato gabime nga ana e policisë shpejt do të evitohen. Sepse ata policë i kanë eprorët e tyre si në nivel komunal ashtu edhe shtetërorë të cilët duhen të informohen për ato veprime, që edhe pa u anku pala e dëmtuar”, u shpreh ai.

Eksperti më tej cek që policia e ka për të detyrë të i bëj kontrollet e saj ndaj qytetarëve dhe nuk duhet penguar nga asnjë qytetarë.

Duke e pasur parasyesh se policia është institucioni më i autorizuar që t’i jetësojnë ligjet dhe kushtetushmerinë të shtetit tonë, dhe ata i zhvillojnë aktivitetet e tyre 24 orëshe, si i vetmi institucion që punon pandërprerë në mënyrë aktive. Është e kuptueshme se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre policia i përdorin kompetencat e tyre që ua lejon ligji i PB. Sikur që janë legjitimiteti i personave të dyshimt, kontrolli i komunikacionit, kontrolla e shoferve se a i kanë patent e shoferët në përputhshmëri me ligjin të atyre automjetëve që i drejtojnë, tejkalimi i shpejtësive në vendet e parapara që janë të lejuara në bazë të shenjave të komunikacionit, kontrolli i personave që dyshohen se mos bartin armë pa leje. Si dhe intervenimet ndaj atyre personave që e prishin rendin dhe qetësinë në ato vende ku e parasheh ligji e sidomos në ato pjesë të banuara me qytetarë”, tha ai.

Tërnava nga ana tjetër thekson që duhet të ndërmarren masa ndaj të gjith personave që shkelin ligjin përfshirë këtu edhe Lushtakun.

"Meqë Nuredin Lushtaku është person mjaft i njohur në Skënderaj, sikur policia të kishte ndërmarrur ndonjë veprim jo ligjor ndaj tij apo familjes se tij. Ai gabim do të përmirësohej shpejt dhe në përputhshmëri me ligjet. Por nëse familja Lushtaku i ka shkel ligjet në fuqi, edhe ndaj tij apo personave që janë pjesëmarrës në ato shkelje të atyre rregullave duhen të ndërmirren masat ligjore, pavarësisht reputacionit që e gëzon Nuredini si “gjeneral, komandant, veteran” sepse të gjithë qytetarët para ligjit janë të barabartë. Prandaj nëse dikush nga familja Lushtaku e ka sulmuar policinë në kryerjen e detyrave të tyre të përditshme, duhet që ndaj atyre sulmuesëve të ushtrohet padia në gjyqi për pengim të policëve në punët e tyre të përditshme, apo nëse ju kanë shkaktuar lëndime trupore me armë apo mjete tjera. Prokurori dhe gjyqet duhen të ndërmarrin masat ligjore sikur që parashihen në baza ligjore”, theksoi Tërnava për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat