Si duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë, analisti ka një paralajmërim

Politika

Si duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë, analisti ka një paralajmërim

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2022 Në ora: 23:02
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Sot kryeministri Albin Kurti njoftoi se në gund të muajit gusht mund të ketë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për dialogun.

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Gjykata e Hagës është dashur të dënoi Serbinë për gjenocid, duke shtuar se gjitha mitoritë dhe etoncidi ishte i planifikuar nga serbët.

“Shumë njerëz dëshirojnë të urrejnë. Kjo ngjanë shumë në ultimatum. Dhe, dëshirat e dimë që kushtojnë. Urrejtja është e kushtueshme, urrejta përfundon me gjak. Dikush mund edhe te të bëhet mik nga çasti në çast, por armiku mbetet armik për gjithë jetën. Ai të urren edhe kur je i vdekur. Më së keqi është kur dikush urren në mënyrën më patologjike. Dhe, ky rrëfim i shkurtër ka të bëjë me popullin serb. Të mbytësh njerëz në mënyrën më mizore, këtë gjë mund të bëjnë vëtem serbët me kod gjenetik të prishur.

Gjykata e Hagës shumë gaboi, që nuk e dënojë Serbinë për gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë. Secili e di mirë se në Kosovë ka pasur elemente të etnocidit. E dimë mirë të gjithë se ky etnocid ishte i planifikuar. Këtë gjë e dinë mirë secili huligan serb, e ata që nuk dëshirojnë të pranojnë janë më koficient të kufizuar të intelegjencës. Gabimin më të madh Gjykata e Hagës e bëri, që nuk e dënojë Serbinë për gjenocid”, shprehet ai.

Sipas tij, dialogur nuk duhet të vazhdojë me njerëz sikur Vuçiqi, për të cilin thotë se bashkësia ndërkombëtare është dashur ta largojë nga pushteti.

Tutje, shton se, Serbia duhet që ta pranojë Kosovën si shtet dhe të kërkojë falje pr të bëmat e saj në Kosovë.

“Këto pak radhë i shkrova për faktin se ende po na del punë me një Millosheviq të ri, Aleksander Vuqiq, me të cilin kriminelë të luftës nga bashkësia ndërkombëtare po na imponohet vazhdimi i bisedimeve. Evropa dhe Amerika e kanë të njohur tashmë qëndrim pro rus të Vuqiqit. E dinë mirë së Serbia nuk e ka dënuar invazionin ushtarak të Putinit në Ukrainë.

Ata ishte dashur të kërkojnë nga Serbia që të largojnë Vuqiqin nga pushteti. Vazhdimi i dialogut ka kuptim me njerëz të ri, reformator në krye të Serbisë. Paraprakisht Serbia të pranojnë pavarësinë e Kosovës, të kërkojnë falje për vrasjet masive, të heqin menjëherë nga preambula kushtetuese, Kosovën si pjesë përbërese te Serbisë, e shumë çka tjetër”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat