Vuçiqi po ndjen nostalgji për kohën e Hashim Thaçit me kompani / Momente vendimtare për Kosovën

Politika

Vuçiqi po ndjen nostalgji për kohën e Hashim Thaçit me kompani / Momente vendimtare për Kosovën

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 8 gusht 2022 Në ora: 18:45
Foto nga arkivi

Serbia më shumë se asnjëherë tjetër, që nga Pavarësia e Kosovës është e interesuar të gjejë mundësi për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

Ajo ende nuk po arrin të gjejë aleat të besueshëm për ta realizuar këtë, pavarësisht deklarimeve të disa opozitarëve se vjeshta e vonë nuk do ta gjejë në këmbë këtë Qeveri.

Humbja më e madhe, që s’po arrin dot ta kapërdijë Vuçiqi është, se nuk po gjen aleat në krye të shtetit të Kosovës si dikur.

Për ta plotësuar këtë mungesë, ai ka kaluar në propagandë neveritëse diplomatike, duke deklaruar se situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e ndërlikuar.

Por, Perëndimi tashmë është e kuptuar botërisht, se mashtrimi serb nuk dallon nga mashtrimi rus, as nga gënjeshtrat dhe as nga projektet!

Këto deklarime të tij kanë ardhur pas datës 1 gusht, kur duhej të hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë.

Duke treguar vështirësitë me të cilat po has Vuҫiq, duket se problemin e ka tek mbështetja që SHBA-të i japin Kosovës. E kjo u konfirmua në takimet e fundit që krerët e shtetit të Kosovës, zhvilluan së fundi atje.

Me këto deklarime duhet se ai po kërkon dikë tjetër në dialog për t’i ofruar kompromise të reja që atij i konvenojnë, e që janë në dëm të Kosovës.

A po tregon me deklaratat e tilla, se Serbia, pavarësisht sa lëshime i bëhen, ajo se ndryshon qëndrimin për zhbërjen e shtetit të Kosovës?

Mehmeti: Vuҫiq ndjen nostalgji për ish kryeministrat

Image
Faton Mehmeti

 

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti lidhur me këtë çështje thotë se Vuҫiqi ndjen nostalgji për ish kryeministrat e mëparshëm që kishte Kosova, Hashim Thaҫin, Isa Mustafën etj.

“Vuçiqi ndjen nostalgji për kohën kur ishte Thaçi, Dulla e Isa në krye të qeverisë. Ishin kohë të arta për Serbinë, tani çdo gjë është përmbysur. Vuçiqi është zënë ngushtë nga Kurti, laku po i shtrëngohet e bashkë me të edhe kërcënimet. Synimet e Serbisë ndaj Kosovës s'kanë ndryshuar dhe as nuk ndryshojnë për një kohë. Mirëpo, zhbërja e Kosovës është dhe mbetet vetëm ëndërr shoviniste serbe”, thekson Mehmeti.

Ai tregon edhe arsyet pse është acaruar presidenti serb.

“Vetëm me Thaçin, Vuçiqi arrinte fitore diplomatike ndaj Kosovës, me Kurtin rezultati është tmerrësisht i dëmshëm, gjë që e ka acaruar fortë Vuçiqin”, thekson analisti Mehmeti për ‘Bota sot’.

Po ashtu edhe analisti tjetër dhe kryetari i Ballit Demokrat në Kosovë, Gazmend Islami, thotë se politika serbe është mësuar në vazhdimësi që shqiptarët të lëshojnë pe çdo herë në dëm të pavarësisë së vendit.

Image
Gazmend Islami

 

Islami: Bindjet e Kurtit, tregojnë që ky nuk lëshon pe

“Kjo ka filluar qysh në vitin 2013 kur kanë filluar bisedimet mes Kryeministrit Thaҫi në atë kohë, i cili veҫ se ka filluar ta dobësojë sovranitetin e vendit, në atë për shkak se kush e di për interesa të tij të ngushta, dhe natyrisht që serbët me ardhjen në krye të Kryeministrit Kurti, për ta është një problem shumë i madh për arsyen se bindjet e Kurtit që është duke shfaqur, tregojnë që ky nuk lëshon pe, në mbrojtje të sovranitetit të vendit dhe kjo natyrisht që është e pafavorshme për Serbinë dhe këta do të bëjnë përpjekje përmes strukturave të veta që kanë përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, thotë Islami.

Ai thotë më tutje se, nëse përfaqësuesit serbë në Kuvend gjejnë edhe përkrahës shqiptarë, atëherë do ta rrëzojnë Qeverinë Kurt në këto moment vendimtare për Kosovën.

“Natyrisht nëse munden të gjejnë edhe përkrahës të tjerë nga shqiptarët, që ta rrëzojnë këtë qeveri në mënyrë që të dobësojnë pozicionin e Kosovës, në këto momente vendimtare, kur besohet që Shtëpia e Bardhë veҫ se ka marr një vendim që çështja e bisedimeve dhe njohja reciproke duhet të përfundoj deri në dhjetor të këtij viti”, thekson ai.

Ndryshe, Islami thotë për ‘Bota sot’ se, Kurti e ka dëshmuar se është kryeministër në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kjo nuk i konvenon presidentit serb, Aleksandër Vuҫiq.

“Përndryshe, Kurti e ka dëshmuar që është një kryeministër, i cili vërtetë mbron interesat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe në mbrojtje të sovranitetit të vendit. Dhe kjo nuk i shkon për shtati pra Vuҫiqit dhe ai do të kërkoj çdo alternativë, e cila për të do të ishte më e lehtë që të zgjedh problemin me Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat