Kërkohet uniformë kombëtare në vend të shamisë në shkolla/ Nga kush po dirigjohet “krye-tema” e ditëve të fundit – ja pse paralajmërohet Kosova!

Politika

Kërkohet uniformë kombëtare në vend të shamisë në shkolla/ Nga kush po dirigjohet “krye-tema” e ditëve të fundit – ja pse paralajmërohet Kosova!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 15 gusht 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Një nga temat më të përfolura këto ditë mbetët, debati për vënien e shamisë në institucionet publike dhe trajtimi i tyre i barabartë. 

Kjo ngjarje ka arritur kohëve të fundit të merr vëmendjen e opinionit publik duke sjellë kështu edhe në qendër të vëmendjes që mund të shihemi si shtet arab me lejimin e vënies së shamisë. 

Ku të gjendur në këtë situatë në vendin tonë ka nisur edhe një fushatë, përmes së cilës është duke u kundërshtuar Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla. 

Mirëpo për këtë temë është deklaruar edhe kryeministri Kurti, i cili ditë më parë tha se si prag për bartjen e shamisë e sheh moshën 16-vjeçare. 

“Do ta kemi projektligjin për komunitetet fetare. Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndajmë të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën e qytetarëve. Mosha 16 vjeçare është pragu”, ka thënë Kurti. 

Por a mundet të kemi një model veshjeje me uniformë kombëtare nëpër shkollat shqipe?  

Qarri: Ministria e Arsimit e ka të gatshëm, modelin e mrekullueshëm të uniformuar, sipas shkollave të para Luftës së Dytë Botërore 

Image
Gani Qarri. 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri. 

Ai u shpreh se ky zgjerim i pareshtur i rrjetit të ekstremistëve islamik ka filluar një fushatë antikombëtare duke ju bashkangjitur kërcënimeve të Vuçiqit. 

“Zgjerimi i pareshtur i rrjetit të ekstremistëve islamik, që përveç hiper-xhamizimit të çdo këndi dhe hapësire, edhe pa nevojë dhe asnjë kriter, me parat e organizatave të dyshimta islamike, përveç arabizimit të përditshëm të Kosovës, ata në sinkron me sulmet e Serbisë dhe kërcënimet e hapura të Vuçiqit, tani kanë nisë fushatën e paturp antikombëtare, edhe për mbulimin e vajzave minorene shqiptare, me shamia turko-arabe në mes të Evropës”, u shpreh ai. 

Më tej, analisti thotë që Kuvendi i Kosovës urgjentisht ta mandatojë Ministrinë e arsimit, për veshjen uniforme kombëtare, të fëmijëve tanë, nëpër shkollat në Kosovë. 

“Ekstremistët islamik, pasi na sollën në Kosovë gratë e veja, të mbuluara me burka dhe fëmijët e lindur në Irak e Siri nga baballarët e vrarë terroristë të ISIS-it, tani edhe vajzave minorene shqiptare, në Kosovë, duan t`ua imponojnë mbulesat mesjetare turko-arabe, akt i neveritshëm, i cili vërtetë parashtron nevojën imediate, që Kuvendi i Kosovës urgjentisht ta mandatojë Ministrinë e arsimit, për veshjen uniforme kombëtare, të fëmijëve tanë, nëpër shkollat në Kosovë dhe trojet tjera etnike. 

 Madje duke pasur parasysh se opiumi turko-arab, veçanërisht në Kosovë, ka dy dekada që po bënë kërdinë, duke e përdorur fenë, pa asnjë pengesë, si lavatriçe për shpëlarjen e trurit të të rinjve tanë, ekstremistët islamik, të lidhur me Serbinë, tani kanë marrë guximin që me mbulesat, doket dhe shamitë turko-arabe, ta zhdukin tërësisht edhe kulturën, traditën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, për shuarjen e çdo ndjesie kombëtare dhe evropiane të shqiptarëve”, thekson ai. 

Nga ana tjetër Qarri thotë se për të mos lejuar që të vije deri te një tragjedi e re për popullin dhe shtetin tonë të vogël, Ministria e Arsimit e ka të gatshëm, modelin e mrekullueshëm të uniformuar, sipas shkollave të para Luftës së Dytë Botërore. 

“Prandaj, për të mos lejuar që të vije deri te një tragjedi e re për popullin dhe shtetin tonë të vogël, Ministria e Arsimit e ka të gatshëm, modelin e mrekullueshëm të uniformuar, sipas shkollave të para Luftës së Dytë Botërore, kur për herë të parë filloi mësimi në gjuhën amtare shqipe edhe në Kosovë dhe trojet tjera kombëtare nën pushtimin sllav, të ndaluar rreptësishtë nga Serbia, që nga vitit 1913 e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur dhe u shkatërrua Jugosllavia mbretërore, dhe shqiptarët, nisën ta shijojnë pak liri, ti njohin simbolet e veta kombëtare dhe ta mësojnë gjuhën dhe alfabetin e tyre, që nuk ishin lejuar ti njihnin as përdornin kurrë, nga okupatorët serbë”, shpjegoi analisti. 

 Sipas analistit kryeministri nuk duhet të jetë pjesë e kësaj fushate pasi mbanë postin e kryeministrit dhe se uniforma kombëtare, përveçse do të ishte përgjigja e duhur, është edhe zgjidhja më e mirë, kundër debatit të hapur qëllimisht, nga shërbëtorët e djallit. 

“Dhe për fund, duke pasur parasysh faktin se fatkeqësisht, pjesë e propagandës islamike për mbulimin e vajzave minorene shqiptare, është bërë edhe Albin Kurti, i cili si kryeministër i një vendi laik evropian si Kosova dhe bir i një familje të ardhur nga Mali i Zi në vendin tonë, nuk do duhej ti lejonte vetes, ti hyjë kësaj valle të rrezikshme të ekstremizmit islamik, uniforma kombëtare, përveçse do të ishte përgjigja e duhur, është edhe zgjidhja më e mirë, kundër debatit të hapur qëllimisht, nga shërbëtorët e djallit, të cilët me shumë gjasë, janë pjesëtar të rrjetit të UDB-së dhe shërbimeve tjera antishqiptare, që me porosi të Serbisë, duan ta arabizojnë çdo gjë dhe asimilojnë edhe shqiptarin e fundit, në mënyrë që edhe shtetet të cilat na çliruan dhe ngritën shtetin tonë, të heqin dorë prej neve dhe Kosovën ta okupojë përsëri Serbia”, përmbylli Qarri për “Bota sot”. 

Mehazi: Që të mbyllet njëherë e përgjithmonë debati i shamiave do të ishte shumë e arsyeshme e dashurore që nxënësit e nxënëset, çunat e vajzat nëpër shkollat e Kosovës të visheshin me kostume kombëtare 

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa profesori, Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që me këto ngjarje ne detyrohemi të kthehemi tek poezia e Lasgush Poradecit, "Kroi i fshatit tonë", poezi e bazuar me tradita kombëtare e me modele veshjesh e pamjesh tradicionale shqiptare në mes dy Luftërave Botërore e deri me 1950. 

“Nëse me të vërtetë "patriotëve" ateistë ju pengojnë shamitë e nxënësve të vëna në kokë nëpër shkollat fillore e të mesme, nëse me të vërtetë ia duam të mirën popullit tonë, nëse sinqerisht e jo me gënjeshtra patriotike jemi për ruajtjen e traditave tona kulturore, identitare e kombëtare e që të mos i pranojmë kulturat e huaja turko-arabe e evropiane atëherë do duhej të ktheheshim te poezia e Lasgush Poradecit, "Kroi i fshatit tonë", poezi e bazuar me tradita kombëtare e me modele veshjesh e pamjesh tradicionale shqiptare në mes dy Luftërave Botërore e deri me 1950, ku gjeniu i poezisë, Lasgushi, përshkruan veshjen e vashave me shamia të stolisura me "cipëzat të bardha e të kuqe me hoja lidhur mënjanë, citojmë: 

"Venë e mbushin ujë vashat anembanë 

cipëzën me hoja lidhur mënjanë; 

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe, 

gushën si zambaku, buzët si burbuqe”, shprehet ai. 

Tutje, profesori sugjeron që të mbyllet përgjithmonë debate i shamive pasi është e dukshme që është e plasuar qëllimshëm nga UDB-ashët serbë e shqiptarë brenda Kosovës. 

“Që të mbyllet njëherë e përgjithmonë debati i shamive do të ishte shumë e arsyeshme e dashurore që nxënësit e nxënëset, çunat e vajzat nëpër shkollat e Kosovës të visheshin me kostume kombëtare sikurse në kohën e Ahmet Zogut, ku fëmijë, djem e vajza visheshin me veshje kombëtare, nxënësit me plisa e takie përmbi ballë, me tirqi shajak të qëndisur bukur, me brez e shervete përmbi qafë, kurse vajzat, gocat e bukura, nxënëset nëpër shkollat e Kosovës të visheshin me veshje kombëtare që nga koka deri në këmbë me veshje të bukura tradicionale, kulturore shumëngjyrëshe të stolisura me serme të bardhë e ngjyrë argjendi,  me fustanella stilesh të bukura nga duart e artisteve popullorë. 

Shihet hapur se debati i hapur për mbajtjen e shamive është armiqësore e plasuar qëllimshëm nga UDB-ashët serbë e shqiptarë brenda Kosovës, të shërbimeve antishqiptare”, thotë profesori. 

Sipas tij, Ministria e Arsimit duhet të hartojë ligjin e uniformave kombëtare të nxënësve dhe nxënëseve shqiptarë në Kosovë. 

“Për t'i përmbysur UDB ashët dhe shërbëtorët shqipfolës ateistë të Serbisë me rastin shamive në shkollë do të ishte mirë që qeveria e Kurtit së bashku me Ministrinë e Arsimit të nxjerrin ligjin e uniformave kombëtare të nxënësve dhe nxënëseve shqiptarë në Kosovë. 

Që mos të dukemi turko-arabë, po shqiptarë, atëherë mënyra më e mirë do të ishte që uniformat e nxënëssve në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës si për femrat, nxënëset  si për meshkujt, nxënësit të jenë kombëtare, uniformat kombëtare të nxënësve në Kosovë do ishin  pikëlluese edhe për Serbinë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat