“Korniza e re e dialogut”/ Deputeti i VV ka disa fjalë, ja çfarë përmend!

Politika

“Korniza e re e dialogut”/ Deputeti i VV ka disa fjalë, ja çfarë përmend!

Nga: M.H. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdonë të mbetët e pazgjidhur, kjo për shkak se kjo e fundit nuk po arrinë asesi ta kuptoj që tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik.

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen ditë më parë ishte publikimi i një kornize të re e propozuar nga Gjermania e Franca për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi nuk po shihet si e duhur për Kosovën.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti i LVV, Agon Batusha.

Ai u shpreh se këto dokumente nuk janë të sakta mirëpo që Kosova kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të dy vendet.

Gjithashtu deputeti cek se njohja reciproke është parimi kryesor i takimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dokumentet e publikura nuk janë të sakta. Andaj, rezervohem në komentimin e tyre. Por, ripërsërisë se ne dëshirojmë paqe dhe marrëveshje gjithpërfshirëse ndërmjet dy vebdeve tona duhet të jetë qëllimi i dialogut. Natyrisht dhe në mënyrë të padiskutueshme parimi dhe boshti i kësaj marrëveshje duhet të jetë njohja reciproke”, përfundoi Batusha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat