LDK, cak dhe shënjestër e kërcënimeve serioze për atentate - Analisti drejton gishtin dhe tregon arsyet

Politika

LDK, cak dhe shënjestër e kërcënimeve serioze për atentate - Analisti drejton gishtin dhe tregon arsyet

M.Lakna Nga M.Lakna Më 20 janar 2023 Në ora: 08:15
Lumir Abdixhiku

Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar kanosjen përkatësisht një atentat të planifikuar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve tjerë të LDK-së, Avdullah Hotit, Armend Zemajt dhe Arben Gashit.

Zbulimin e përgatitjes së atentatit ndaj liderit dhe deputetëve të LDK-së e ka bërë shërbimi sekret gjerman.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në të kaluarën ka qenë subjekti më i atakuar nga atenatet politike. Asaj i janë vrarë deputetë e kryetarë komunash si dhe veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare.

Nisur nga kjo gazeta “Bota sot” e ka diskutuar rastin e planifikimit të atentatit ndaj kreut dhe deputetëve të kësaj partie, me veprimtarin dhe publicistin Fatmir Bajraj.

Bajraj konsideron se pas kërcënimeve kundër LDK-së, dhe krerëve të saj, qëndron pushteti aktual-aksidental!

Image
Fatmir Bajraj

Ai tha për gazetën se kërcënimet janë serioze dhe se organet e sigurisë duhet të veprojnë në mënyrë të duhur për t`I mbrojtur të kërcënuarit.

“Jo nuk fiket drita e kombit, nuk vritet shpirti i tij, nuk shuhet ndërgjegja kombit, truri i së cilës është - LDK!

LDK nuk ndalet, nuk ndalohet sot dhe kurrë, pavarësisht sfidave, erërave dhe fortunave ogurzeza në kohë të pakohë, pavarësisht çmimit që i faturohet nga kundershtarët e egër politik dhe jo vetëm; ngase Misioni fillestar i saj duhet dhe do të shkojë deri në fund sigurt dhe pamedyshje.

Kercënimët janë serioze dhe reale, reagimi nga ana e organeve të sigurisë duhet të jetë adekuat dhe efektiv, duke i shtuar kësaj edhe nevojën për kujdesin maksimal ndaj të këcënuarve të LDK-së, në krye me të parin e saj, Dr. Lumir Abdixhiku !

Të survejohet e monitorohet nga afër; në vend dhe gjithandej në Europë & Amerikë, "fryma e ndryshimit", e cila aksidentalisht solli në pushtet këtë kastë "politike", kundërshtare dhe mosbesuese ndaj shtetit të Kosovës dhe vlerave të lirisë”, ka potencuar ai.

Ai potencon se “cak dhe në shënjestër, u bë sërish fryma e kombit, ngjizja e asaj fryme për liri & pavarësi, e vizionit fillestar për projektin nacional: Kosova e pavarur dhe demokratike, e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”.

Ky vizion dhe projekt i levizjes sonë nacionale n'krye me presidentin historik Rugova, ishte halë në sy e a”rmiqëve tanë, por për fatin tonë të lig si komb & atdhe, ishte halë në sy edhe të kundërshtarëve tanë politik brënda trungut, brenda qenies kombëtare-shqipfolëse, por fatkeqësisht-në dobi të armikut.

LDK-në, përveq armikut shekullor serbo-sllav; dje e "vriste" opozita deri sa erdhi në pushtet, derisa sot e kercënon pushteti, pra nuk dallon caku (LDK), dhe as motivi, e që ky motiv është pushteti dhe përmes pushtetit, shërbimi armikut shekullor, me apo pa vetëdije, por i vetmi dallim është pozicioni nga pritet goditja!”, shprehet Bajraj.

Për rastin e kanosjes ndaj kreut dhe deputetëve të LDK-së, Bajraj e drejton gishtin tek partia në pushtet.

Recidiv e recidivistë të një mëndësie revolucionare-bolshevike, produkt i së cilës është; gjenerimi i armiqëve të brendshëm dhe për pasojë, edhe lufta kundër tyre, si e vetmja mënyrë e ruajtjës dhe mbajtjës së pushtetit aksidental nga investime histerike nga bota e krimit e cila ditëve të fundit sikur po shkundët nga zbulimi i aferave kriminale të kësaj kaste në pushtet!

Përmes atentateve ndaj eminencës së LDK-së dhe të kombit, duan që t'a heshtin atë, nga frika se kjo e fundit është e vetmja forcë politike që është pengesë serioze e këtij pushteti aksidental të dalë nga "zgjedhjet" e 14 shkurtit 2021, në realizimin e objektivave të tyre të errëta; kundër vizionit fillestar dhe projektit të levizjes sonë nacionale, në krye të së ciles ishte presidenti Rugova.

Pushteti aktual-aksidental, radhet e veta i ka ngjeshur me elemente të ekstremit të djathtë e të majtë, përfshi këtu edhe radikal të islamit politik dhe të grupeve të organizuara kriminale me precedente penale ku nuk përjashtohet as mundësia që në mesin e tyre të ketë edhe autor dhe urdhërdhënës të vrasjeve politike kundër LDK-së dhe bashkpunëtorëve të presidentit Rugova”, ka potencuar ai,

Tutje ai ka dhënë edhe disa arsye të tjera që lidhen me situatën politike në vend për t`i adresuar raportimet për planifikim atentati.

Industria e propagandes bolshevike, në atdhe dhe n'mergatë, sigurisht që ka prodhuar & ushqye mjaftueshëm element kriminal, të cilët janë të gatshëm t'i dalin në "ndihmë" liderit të tyre "shpirtëror", duke atentatuar kundershtarët e shënjstruar të agjendës së pushtetit të tij dhe të vet pushtetit të fituar nga mashtrimi & propaganda e kuqe-bolshevike.

Detektimi, zhveshja dhe nxjerrja "lakuriq" para qytetarëve të Kosovës e kësaj Qeverie anti-shtetërore, nga ana e LDK-së dhe lidershipit të saj, z.Lumir Abdixhiku, sikur ka tmerruar pushtetin i cili ditëve të fundit po përballët me një valë të jashtëzakonshme të kritikave për afera korruptive-kriminale, madje edhe në sinkron me armiqtë tanë shekullor”, ka nënvizuar Bajraj.

Analisti Bajraj me këtë rast rikujtoi faktin që kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar kriminelin Oliver Ivanoviq, por jo edhe anëtarët e vrarë të LDK-së.

“Ky fakt, sikur ia ka humbur toruan dhe durimin pushtetit, kreu i të cilit po shpërfaqët dita ditës, madje në variantin më të keq të mundshëm duke shkuar deri atje, sa që krimnelët serb, siç është Oliver Ivanoviqi, të përkujtohet si Hero, e në anën tjetër, të mos përmend me asnjë rresht dhe asnjë fjalë, heronjtë e vertetë të lirisë së këtij vendi të atentatuar në janarët e dhimbjës krenare, siq janë, Komandanti i ZOD, Kolonel Tahir Zemaj, dhe Komandanti i UÇK-së për Rugovë, deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Në mbajtjën me çdo kusht të pushtetit, ky i fundit sikur ka zgjedhur rrugën e eleminimit të kundershtarëve politik me atentate, rrugë tanimë të njohur e të trasheguar nga e "ëma" e "frymës së ndryshimit", radhet e së cilës janë të mbarsur dhe të mbushur me plot recidiv me të kaluar kriminale dhe t'gatshëm për përsëritjen e krimeve, për çfarë i dimë dhe i njohim sikur “paren e kuqe!””, ka potencuar ai.

Në fund, analisti ka thënë se mediat dhe shoqëria civile në Kosovë dhe gjithandej në trojet tona etnike, përfshi mërgatën, duhet të bëjnë një "kapercim", duke u distancuar nga kjo mëndësi dhe duke eklipsuar këtë "frymë të ndryshimit".

Kjo mendësi për mbajtjën e pushtetit, është e gatshme të atentatoj themeluesit dhe gardianët e shtetit dhe lirisë së tij, krerët e LDK-së, në krye me Kryetarin e saj, Dr. Lumir Abdixhiku!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat