Vjen përkrahja për Kurtin: Po qëndron parimor, në ankth duhet të jenë nënshkruesit e dokumentit famëkeq

Politika

Vjen përkrahja për Kurtin: Po qëndron parimor, në ankth duhet të jenë nënshkruesit e dokumentit famëkeq

A.Morina Nga A.Morina Më 4 shkurt 2023 Në ora: 22:48
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti tregoi gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të zbatohet pas marrëveshjes finale.

Këto kushte të kryeministrit nxitën reagime të shumta nga opozita, të cilët iu ‘vërsulën’ Kurtit me kritika dhe akuza nga më të ndryshmet.

Përveç partive opozitare, edhe bashkësia ndërkombëtare ka bërë presion të vazhdueshëm mbi kryeministrin.

E për këtë foli në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Fillimisht, ai u befasua me presionin që ndërkombëtarët po ia bëjnë Kosovë, marrë parasysh që vendi ynë ka bërë mjaftueshëm për komunitetin serb.

“As nga bashkësia ndërkombëtare nuk është pritur një qasje e tillë ndaj Kosovës. Qasje krejt e padrejtë, ngase shikuar historikisht, e drejta dihet në anën e kujt është dhe mjaftushëm ka bërë Kosova deri më tani tolerim ndaj minoriteteve, sidomos atij serb, si asnjë vend tjetër”, deklaroi ai.

Sipas Halimit, është krejt e padrejtë që të bëhet trysni ndaj Kosovës. Duke ditur se shteti serb është një nga mbështetësit kryesor të Rusisë, ndërkombëtarët ende nuk kanë vendosur sanksione ndaj tij.

“Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare, duke lënë anash fajin e Serbisë ndaj krimeve të saja ndaj vendeve përreth, që realisht ky shtet akoma do duhej t'i vuante sanksionet ndërkombëtare, çuditërisht jo se nuk ndodh kështu, por edhe duke vazhduar Serbia të jetë aleati dhe mbështetësi kryesor i agresorit aktual Rusisë, trysnia dhe kërcënimet për sanksione i janë orientuar padrejetësisht vendit tonë”, tha ndër të tjera Halimi nga ISS.

Ndër të tjera, shtoi se qeveria Kurti duhet të qëndrojë stoike përballë këtyre presioneve.

Ai vlerësoi se fajtorë për këtë çështje duhet të ndiheshin personat që e kanë nënshkruar këtë dokument famëkeq.

“Karshi këtyre trysnive të padrejta, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të qëndrojë stoike, fundja nuk është miqësi e vërtetë nëse ajo kushtëzohet me vetëlëndim. Kryeministri i Republikës së Kosovës është duke vazhduar të qëndrojë si asnjë tjetër më parimor, ndërsa në vend të tij duhet ndihen fajtorë dhe në ankth inicuesit dhe nënshkruesit e këtij dokumenti famëkeq për vendin tonë”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat