“Luftimi i krimit e korruspionit është detyrë e Policisë”/ Eksperti i sigurisë flet për aksionet e fundit policore

Politika

“Luftimi i krimit e korruspionit është detyrë e Policisë”/ Eksperti i sigurisë flet për aksionet e fundit policore

Nga: A.SH Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës kohën e fundit ka ndërmarrë aksione në qytete të ndryshme për arrestimin e personave të ndryshëm si të dyshuar edhe për krime ekonomike e korrupsion.

Ekspreti i sigurisë ka komntuar në lidhje me këto çështje.

Ai ka thënë se shteti i cili është funksional duhet ta ketë edhe policinë funksionale.

Sipas tij, ajo duhet të jetë në shërbim të popullit dhe ta luftoj krimin në përgjithëshmëri dhe në mënyrë permanente.

“Në një shtet të pavarur, juridikisht funksional, sipas kushtetutës dhe ligjeve të atij shteti, Ministria e Punve të Brendshme është institucioni legjitim që i jetëson ligjet dhe kushtetutën e atij shteti, dhe policia si pjesë përbërëse e këtij institucioni të MPB, me kompetencat që i autorizon Ligji i MPB, policia me uniformën dhe armët e saj dhe kompetencat ligjore sikur i parasheh ligji MPB, në disa raste mund t’i përdorin e armët në përputheshmëri me ligjin gjatë detyrës së tyre, kur ligji e lejon përdorimin e armëve, për ato raste që i parasheh ligji, prandaj policia për hirë punës specifike që i mbrojnë ligjet e shtetit, në çdo shtet duhet institucion jopartiak dhe në shërbim të popullit, në përputheshmëri me ligjet e atij shteti. Siguria ne një shtet është e varur nga jetësimi i ligjeve dhe kushtetutës, dhe sukeseset e policisë duhet të jenë permanente dhe panderprerë, sepse policia qe është e angazhuar 24 orë, ajo në të gjitha kohët duhet të jetë në shërbim të popullit dhe ta luftoj krimin në përgjithëshmëri dhe në mënyrë permanente”, shprehet ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, Policia duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët janë aftë për polici, dhe në asnjë momnet policia nuk duhet të jetë në ndikim e politikave.

Tutje, thotë se është normale që poliica me ligjet që i parasheh ligji i MPB, të veprojë në raste të caktuara, duke përfshirë të gjitha aksionet.

“Policia për sukesese të saj duhet ta ketë përkrahjen e shtetit sikur i parasheh ligji i PB, sikur që janë sigurimin shëndetësor, stazhin e benificuar, shkollimin profesional permanent për ato vende të punës që i mbulojnë ato vende te punes, uniformat dhe armatimin qe e parasheh ligji sipas vendeve të tyre të punës, dhe eprorët e tyre të graduar sipas hierarkisë që i parasheh ligji brenda policisë, si dhe pagat e garantuara sipas vendeve të punës që i kryejnë në përditëshmëri. Marrë në tërësi edhe në një sistem pluaralist shumë partiak sikur që jemi tani, zgjedhjet të qeverive të shpeshta nuk duhet të ndikojne në punën e përditshme të policisë, sepse policia është institucioni më i besueshëm për jetësimin e drejtë për së drejti të ligjeve në një shtet, prandaj duke e marrë parasysh këtë shkak policia gjithsesi duhet të jetë jopartiake, që mjerisht praktika e pasluftës nuk na e ka deshmu këtë. Duke e marrë parasysh jetësimin e ligjeve, në vendet udhëheqëse si eprorë duhen të përzgjidhen njerëzit më të aftë që e udhëheqin policinë”, thotë ai.

Në fund, thotë se policia ka detyrat dhe obligimet e veta në të cilat tjerët nuk duhet të ndërhyjnë

“Si detyrë e policisë është luftimi i krimit që duhet të jetë permanent, sepse policia që i kryen detyrat e tyre të përditshme, ta luftoj çdo krim sikur e parasheh ligji, e sidomos kur bëhet fjalë për krime të organizuara, krime ekonomike, korrupsion, marrja dhe dhënia e mitos, fajdes, stërshitësit dhe konsumuesit e drogës, luftimin e armëmbajtësve pa leje, falsifikimet, plaçkitjet e bankave, luftimin e falsifikimeve të diplomave shkollore, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë dhe lirit e popullit, dhe të gjitha veprimeve që bien në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Në polici ka mangësi të përgjithshme, sepse njerëzit e avansuar që ishin nga paslufta të emëruar në poste të larta policore për qëllime të disa “komandantëve” nga grupe të ndryshme që i kishin emrëuar për interesa të tyre, duhen që sa më parë të spastrohet policia nga udhëheqës të tillë, dhe në poste udhëheqëse të vijnë njerëz të shkolluar jopartiak meritor që e njohin shërbimin policor, dhe policia të është jo partiake sepse sikur që provojat e deritashme që na kanë mësuar, që me ndërrimin e qeverive të shpeshta, nëse edhe eprorët e policisë ndërrohen aq shpesh atëherë policia asnjëherë nuk do të jetë stabile dhe e sukeseseshme, më në fund policia e Kosovës duhet t’i shfrytëzoj provojat e shteteve demokratike të avansuara që në strukturat policore nuk ka ndryshime të kuadrave udhëheqëse policore të shpeshta, sepse në policiore e tyre nuk egzistojnë polici partiake sikur në rastin e Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat