Djegia e veturave në veri, eksperti i sigurisë parashikon përsëritje të skenarit

Politika

Djegia e veturave në veri, eksperti i sigurisë parashikon përsëritje të skenarit

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 1 prill 2023 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

“Pra sa më afër datës se 23 prillit, çështjet e sigurisë mund të vijnë dhe gërshetohen me interesa politike dhe aty të na paraqitet situata e ngjashme me 2021/2022 duke bllokuar rrugët për motive politike”.

Në ditët e fundit, mbi pesë vetura me tabela RKS janë djegur në komunat veriore të Kosovës.

Sipas Policisë, një veturë është djegur në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

Dy vetura tjera me targa RKS, në pronësi të serbëve lokalë janë djegur edhe më 30 mars.

E ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka cilësuar këto akte si vepra frikacake dhe kriminale.

“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa RKS për veturat sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale. Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

E eksperti i sigurisë, Drizan Shala, duke komentuar zhvillimet e fundit, thotë se situata në komunat veriore është mjaft komplekse.

“Situata tani në veri është komplekse bazuar në atë që situata është jo e qartë në aspektin vizual të sigurisë. Arsyeja qëndron në një fakte interesant që duhet analizuar në se veprimet në veri a janë duke u bërë nga grupet e krimit të organizuar për interesat e tyre apo janë veprime nga strukturat paralele të Serbisë”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Sipas tij, mund të ketë përsëritje të skenarit me bllokim të rrugëve nga serbët lokalë, ashtu sic ka ndodhur edhe në të kaluarën.

“Pra sa më afër datës se 23 prillit çështjet e sigurisë mund të vijnë dhe gërshetohen me interesa politike dhe aty të na paraqitet situata e ngjashme me 2021/2022 duke bllokuar rrugët për motive politike ndërsa në anën tjetër të kemi zhvillime në avancimin e krimit ndërkufitar/organizuar”, deklaron Shala.

Image
Drizan Shala

Ai thotë se institucionet e sigurisë duhet të kenë parasysh gjitha elementet që mund të ndërlidhen me situatën e sigurisë.

Prandaj takimi i datës 3 prill në nivelin politik në mes Kosovës dhe Serbisë duket që do të prodhojë një momentum të ri të asaj që palët do të diskutojnë që zgjedhjet të ri-shtyhen për një periudhë tjetër e cila mund të bazohet nga analiza dhe vlerësimi që do të behet në Këshillin Kombëtar të Sigurisë”, thekson Shala.

“Por nëse konstatohet që gjitha këto veprime në veri të prishjes dhe rendit dhe shtetësisë publike janë të organizuar nga grupet kriminale dhe Beogradi nuk qëndron mbrapa saj atëherë organet e ndjekjes duhet të marrin veprime konkrete duke neutralizuar personat që qëndrojnë mbrapa tyre dhe që në të kaluarën ishin të lidhur më fushën e biznesit”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat