Thirrja urgjente për ndërkombëtarët - ja pse duhet të merren masa urgjente ndaj Serbisë!

Politika

Thirrja urgjente për ndërkombëtarët - ja pse duhet të merren masa urgjente ndaj Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 28 prill 2023 Në ora: 21:20
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Vendi ynë ka qenë përplotë zhvillime kohët e fundit, duke filluar nga zgjedhjet në veri e deri tek marrëveshja e nënshkruar në Ohër.

Në lidhje me këto situate në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Vendenis Lahu.

Ai është shprehur që situata në vend vazhdon të jetë e qetë dhe se zgjedhjet e përfunduara në veri pas asnjë incident, vlen të përmendet për lavdatë.

I pyetur për marrëveshjen në Ohër dhe zbatimin e saj, Lahu tha që duhet një presion më rrept ndaj Serbisë, pasiqë e njejta po vazhdon me deklaratat dhe qëndrimin e saj.

Zbatimi i marrëveshjes është i varur në masë të madhe nga garantuesit e saj dhe presionit të cilin atë do të ushtrojnë te pala serbe për zbatimin e saj. Unë uroj që ky presion të rritet sepse nuk mendoj se është qasje e duhur në asnjë dimension qëndrimi i butë ndaj kësaj Serbie”, u shpreh deputeti.

Ndër të tjera, për Asociacionin ai thotë që marrëveshja e Ohrit parasheh vetëmenaxhimin si mekanizëm për të ecur para në relacionet Kosovë - Serbi dhe Kosova në këtë temë e ka dhënë qëndrimin e saj, konstruktiv proeuropian dhe progresiv.

Marrëveshja e Ohrit parasheh vetëmenaxhimin si mekanizëm për të ecur para në relacionet Kosovë - Serbi dhe Kosova në këtë temë e ka dhënë qëndrimin e saj, konstruktiv proeuropian dhe progresiv. Prandaj presim të ecim përpara ashtu siç është dakorduar në Ohër dhe sigurisht në përputhje me legjislacionin e Kosovës siç edhe parashihet ne marrëveshje”, tha Lahu për “Bota sot”.

Intervistën e plotë të deputetit Lahu mund ta lexoni nesër në Gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat