Naim Miftari reagon ashpër – ka një kërkesë për Prokurorinë: A po paguheni mirë?

Politika

Naim Miftari reagon ashpër – ka një kërkesë për Prokurorinë: A po paguheni mirë?

Nga: N. Shaqiri Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:23
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari po kërkon nga Prokuroria e Kosovës, që të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Ai po kërkon që të ndalet mafia anë e mbanë Kosovës.

Kjo pasi ditëve të fundit Prokuroria dhe hetuesit policor kanë gjetur vetura të vjedhura në Evropë dhe janë shitur për pjesë në autosallonet brenda Kosovës.

“Ministra, Prokurorë, hetues... kur do të luftohet mafia e veturave dhe auto pjesëve të vjedhura, krim i organizuar ndër ma të fortat në Ballkan që shtrihet në komunat e  Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajit”, thotë Miftari.

Ai kërkon të ndiqen me ligj zyrtarët e shtetit të Kosovës.

“Kjo pasi edhe tani po marrin ryshfet për ti mbrojtur këta keqpërdorues që i çmontojnë dhe i shesin auto pjesët e veturave të vjedhura në Evropë por edhe në Kosovë”, potencon ai.

“Gjeni Mercedeca, Audi, Porshe, që janë prodhuar në Mars 2023 dhe në maj 2023 shiten si auto pjesë nē Vushtrri, Mitrovicë, Ferizaj.... a jeni kaq budallenj të mëdhenj apo ju ka ble Mafia e auto pjesëve dhe të veturave të vjedhura e nuk doni t’i shihni këto gjëra që Kosovës ia vjedh mafia e Auto pjesëve vit për vit me dhjetëra e me qindra e miliona euro”, thotë ai.

Ai pyet se a po paguhen mirë?

“A po iu paguajnë mirë o prokurorë, gjyqtar e hetues të shtetit, e keni shndërruar Kosovën në një varrezë të veturave të vjedhura dhe magazinë e koruzionit në Ballkan e Evropë”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat