“Vlora Çitaku sekretare private e Hashim Thaçit”, Naim Miftari del me emra: Ja kush lobonte për ndarjen e Kosovës

Politika

“Vlora Çitaku sekretare private e Hashim Thaçit”, Naim Miftari del me emra: Ja kush lobonte për ndarjen e Kosovës

Nga: N. Shaqiri Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:19
Hashim Thaçi dhe Vlora Çitaku

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i ShIK-ut, Naim Miftari thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë shumë mirë se populli shqiptar i Kosovës është populli i vetëm më i besuar dhe më proamerikan, si dhe populli më anti rus në Ballkan.

Miftari thotë se, Kosova është shtet falë 1150 aeroplanëve ushtarakë amerikanë që morën pjesë në bombardimin e Serbisë fashiste në vitin 1999.

Ai shton se, raportet e shtetit amerikan me Kosovën i ka turbulluar pak vetëm ndikimi i politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Mos të harrojmë se Bolltoni, Pallmeri, Grenelli e Eskobari gjithmonë kanë qenë të përkrahur nga politikanët e korruptuar shqiptarë dhe të Kosovës që i kanë mbrojtur vetëm interesat e tyre personale, e disa edhe kanë qenë ideatorë të ndarjes së Kosovës”, thotë Miftari.

“Hashim Thaçi, Vlora Çitaku ish-ambasadore e Kosovës, e cila në fakt në ShBA luante rolin e sekretares private të Hashim Thaçit dhe lobonte për ndarjen e Kosovës, njëjtë veproi edhe qeveria e Isa Mustafës dhe pas grusht shtetit kur u rrëzua qeveria legjitime e Kosovës në krye me Albin Kurtin 1 nga Grenelli, Thaçi, Mustafa, Haradinajt, Lista Serbe, njëjtë veproi edhe kukulla e Thaçit dhe Musafes, z. Avdullah Hoti të cilët nga uria për pushtet, për tenderë e për para ia hapën dyert Serbisë në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisjes së presidentit amerikan Donald Tramp”, shprehet ai.

Miftari thotë se, Kosova ka miq si në qeveri po ashtu edhe në DASh-in amerikan, pa harruar se ushtria Amerikane ishte trajnuese dhe menaxhuse e zhvillimit të ish TMK-së, edhe sot FSK ka traditë bashkëpunimin e ndërsjellë, dhe këto raporte nuk mund t'i prishë askush.

“Sot për sot miq strategjikë, politikë edhe ushtarakë për t'u besuar janë vetëm Amerika dhe Britania e Madhe, e deri diku edhe Turqia, pasi pjesa tjetër e Evropës e lidhur ngushtë me interesin ekonomik të tyre për gazin, naftën energjinë ruse e cila mbron interesin serb dhe janë të lidhur ngushtë mirë, edhe disa shtete si Franca, Hungaria, janë aleate të dëshmuara si pro-Serbe dhe vetëm lufta në Ukrainë ndikoi të zbehen raportet e mira tregtare, ekonomike por edhe ushtarake në mes të Evropës dhe Rusisë”.

“Kosova duhet përveç zhvillimit ekonomik të punojë me hapa të shpejtuar për trajnimin dhe armatosjen e FSK-së me armë moderne ushtarake mbrojtëse, pasi një shtet serioz përveç zgjedhjes së partnerëve strategjikë gjittmonë i llogarit mirë, forcën e vet ushtarake, ekonominë dhe politikën. Kosova duhet të ketë investime më serioze në ushtri, polici, drejtësi... por edhe lobimin në Uashington, Londër, Berlin... si shtet ne duhet ta rrisim shumë më seriozisht intensitetin e lobimit në këto qendra botërore të rëndësishme për neve”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat