Zyrtarja e LDK-së thotë liberalizimi i vizave i ka edhe efektet negative, ja cilat janë ato

Politika

Zyrtarja e LDK-së thotë liberalizimi i vizave i ka edhe efektet negative, ja cilat janë ato

Nga: A.SH Më: 4 janar 2024 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Izolimit të qyteratëve të Kosovës i ka ardh fundi.

Që nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen.

Liberalizimi i vizave u mundëson atyre, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Por, shtë një shtet që pavarësisht se është pjesë e Schengenit, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në këtë shtet, pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e as pasaportat e saj.

Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, jo domosdoshmërisht liberalizimi i vizave ndihmon në procesin e integrimeve, duke shtuar se kjo mund të ndikojë edhe në ekonominë e vendit tonë.

“Liberalizimi i vizave jo domosdoshmërisht ndihmon në procesin e integrimeve, megjithatë ju ndihmon shumë qytetarëve por edhe bizneseve që të mund të krijoj lidhje që të eksplorojnë edhe mundësitë për të eksportuar në tregun evropian. Poashtu mendoj se shumë qytetarë do shkojnë në vendet e BE edhe për arsye pune, qoftë për punë sezonale apo edhe të përhershme dhe kjo mund të ndikoj në ekonominë e vendit”, shprehet ajo.

Por, si do të ndikojë dhe a do të ketë efekte negative?.

Pantina thotë se qytetarë të shumtë shkojnë në vendet evropiane, atëherë këtu bie konsumi, duke shtuar se kjo mund z’i prek kompanitë tregtarë të importojnë produkte nga jashtë.

“Megjithatë do ketë edhe efekte negative sepse nëse një numër i madh i qytetarëve shkon në Evropë bie edhe konsumi që do të thotë se kompanitë do shesin produket apo shërbimet e tyre më pak në Kosovë.

Në veçanti kjo mund t’i prek kompanitë tregtare që importojnë produket nga jashtë. Megjithatë lëvizja e lire ka qenë e domosdoshme dhe përparësitë për Kosovën do jenë shumë më të mëdha sesa efektet negative të cilat edhe mund të jenë të përkohshme dhe pas vitit të parë, dmth në vitin 2025 do të fillojë të stabilizohet edhe ekonomia, edhe bizneset do mund të forcohen edhe mbi të gjtha të profesionalizohen dhe të ofrojnë kushte më të mira për puntorët e vet”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat