Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi të martën se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se çështjet e Preshevës dhe Bujanocit nuk do të diskutohen në kuadër të dialogut me Kosovën.
“Presheva dhe Bujanoci janë pjesë e Serbisë qendrore, e rregulluara me Kushtetutën dhe ligjet tona. Për këto nuk ka vend në dialog – pavarësisht përpjekjeve të Kurtit dhe Bislimit për t’i futur në agjendë,” tha Petkoviq.
Deklarata e tij vjen në kohën kur pala kosovare ka rritur kërkesat për përfshirjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel.
“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit dhe [zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik] Bislimit për t’i futur këto tema”, deklaroi Petkoviq pas takimit të tij në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Lidhur me këtë, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përmendur si “temë” në dialogun Kosovë–Serbi, por asnjëherë nuk janë trajtuar si “palë
“Shqiptarët e Luginës janë “temë”, por deri më tash nuk ka qenë “palë”.
Ndryshe, nuk mund të flitet për normalizim pa adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës, të cilët jetojnë pasojat pa asnjë mekanizëm mbrojtës”, ka thënë ai gjatë një intervsite për “Bota sot”.