“Kosova, pikërisht pas kësaj deklarate të Petkoviqit duhet të kushtëzojë BE-në”

Politika

“Kosova, pikërisht pas kësaj deklarate të Petkoviqit duhet të kushtëzojë BE-në”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 6 qershor 2025 Në ora: 12:09
Peter Sorensen

Më 3 qershor Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq u takua me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Petar Petkoviq, ka thënë se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të Kurtit dhe Bislimit për t’i futur këto tema”.

Sipas tij, “dihet se cilat janë temat e dialogut – çështja e Kosovës, pozita e popullit serb, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ajo që mund të bëjmë për të arritur zgjidhje kompromisi që do të sillnin paqe dhe stabilitet në Kosovë”.

Mehmeti: Ose të bisedohet edhe për këto tri komuna shqiptare në Serbi, ose nuk do të bisedohet fare më me Serbinë për serbët në Kosovë

Image
Gani Mehmeti

Opinionsti Gani Mehmeti në një përgjigje për “Bota sot”, kritikon faktin që BE-ja, e cila sipas tij ka mbajtur anën e Serbisë që nga fillimi i dialogut në 2011, nuk ka përfshirë çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në agjendën e bisedimeve.

Ai thotë se edhe Kosova ka bërë lëshim që në fillim, duke pranuar dialogun pa kushtin që edhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të jenë pjesë e diskutimeve, dhe shton se kjo temë do të duhej të ishte ngritur nga Kosova ose Shqipëria, por kryesisht nga Prishtina.

“Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Europian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vërtet tani, pas kësaj deklarate të Petkoviqit, nëse BE dhe njerëzit e saj të caktuar për bisedime, nuk arrijnë të fusin në dialog edhe Luginën e Preshevës, shihet qartë se  edhe asociacioni edhe bisedimet mes Kosovës e Serbisë, janë sipas kërkesës së Serbisë, e jo nga BE.

Por, në këtë rast, lëshimi nga ana e Kosovës është bërë atëherë kur BE dhe Serbia kanë kërkuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Pra, që nga viti 2011, kur është hapur dialogu mes këtyre dy shteteve, është dashur të pranohet nga ana e Kosovës me këtë kusht, që, për sa të bisedohet për serbët në Kosovës, të bisedohet edhe për shqiptarët në Serbi.

Vërtet kjo kohë është ca e largët. BE nuk hap tema vetë. Ajo edhe ashtu, ka qenë në anën e Serbisë deri tani. Ne e kemi thënë hapur shumë herë përmes opinioneve tona këtë.

Por, tema për bisedime është dashur të kërkohet nga vetë Kosova. Kjo si temë, ka mundur të kërkohet edhe nga Shqipëria, por më tepër i takon Kosovës, mbasi kjo ishte në përbërje të saj deri vonë pas LDB, në vitet e pesëdhjeta të shekullit 20”, thotë ai.

Tutje, Mehmeti shprehet se nëse Kosova Lindore është çështje e Serbisë, atëherë edhe serbët në Kosovë janë çështje e brendshme e Kosovës dhe duhet të trajtohen sipas ligjeve dhe Kushtetutës së saj.

Ai thekson se është e padrejtë që dialogu fokusohet vetëm te serbët në Kosovë, ndërsa shqiptarët në Serbi nuk përmenden fare, pavarësisht diskriminimit që përjetojnë, si pasivizimi i adresave dhe shpërnguljet.

Mehmeti sugjeron që Kosova duhet të kushtëzojë vazhdimin e dialogut: ose përfshihen edhe tri komunat shqiptare në Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), ose dialogu ndalet. Vetëm kështu, sipas tij, do të ketë barazi dhe reciprocitet real në bisedimet Kosovë–Serbi.

“Në anën tjetër, sa çojnë peshë bisedimet mes Kosovës e Serbisë vetëm për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi?

Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të Kurtit dhe Bislimit për t’i futur këto tema”. – thotë Petkoviq.

Tani, deri sa, Kosova Lindore, qenka çështje e Serbisë, e ligjeve dhe e Kushtetutës së Serbisë, edhe çështja e serbëve brenda Kosovës, është dhe duhet të mbetet çështje e Republikës së Kosovës, e ligjeve dhe e Kushtetutës së saj.

Vetëm kështu, Bashkimi Evropian do të jetë i paanshëm dhe i njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Çfarë duhet të bëhet më shumë për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi, përse?

Madje, po ta marrim historikisht e gjeografikisht, Kosova Lindore ka qenë në kuadrin e Kosovës, ndërsa, veriu i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë përbrenda Serbisë, të cilën Serbia pretendon ta rrëmbejë, qoftë përmes bisedimeve qoftë përmes pushtimit me luftë.

Serbia nuk ka qenë asnjëherë e drejtë, përveç pushtuese për trojet shqiptare, prandaj ajo tenton të marrë e të mos japë, përkundër, që, siç thamë, ajo e ka rrëmbyer Prehevën, Bujanocin e Medvegjën, dhe ende mendon të marrë nga Kosova.

Tani çfarë mbetet të bëhet për Kosovën?

Kosova, pikërisht pas kësaj deklaratë të Petkoviqit, duhet të kushtëzojë BE-në se, ose të bisedohet edhe për këto tri komuna shqiptare në Serbi, ose nuk do të bisedohet fare më me Serbinë për serbët në Kosovë.

Kjo është edhe në kundërshtim me parimet e reciprocitetit mes Kosovës e Serbisë.

Serbia ankohet për serbët në Kosovë pa asnjë maltretim nga shqiptarët, ndërsa vetë ajo i maltreton dhe i shpërngul vazhdimisht me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

BE dhe ndërkombëtarët duhet ta ndalin Serbinë në veprimet e saja kundër shqiptarëve në Serbi” – përfundon ai.

Hasani: BE-ja nuk do të duhej të praktikoj me dy standarde

Image
Refik Hasani

Profesori nga Presheva Refik Hasani, kritikon qëndrimin e dyfishtë të BE-së ndaj çështjes së pakicave, duke theksuar se nëse Brukseli dhe Beogradi kujdesen për serbët në Kosovë, atëherë edhe Prishtina ka të drejtë të përfaqësojë shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Ai përkujton se ky rajon me shumicë shqiptare ka organizuar referendumin e vitit 1992 dhe ka pasur rezistencë të armatosur përmes UÇPMB-së, që çoi në Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001, të garantuar nga faktori ndërkombëtar.

Prandaj, sipas Hasanit, Kosova duhet të jetë zë edhe për këtë pjesë të shqiptarëve në Serbi.

BE-ja nuk do të duhej të praktikoj me dy standarde, nëse Beogradi zyrtar, interesohet për pakicën Serbe, dhe Misionarët e BE-se , rregullisht kontaktojnë e vizitojnë vendbanime e lokalitete të pakicës Serbe në Kosovë, atëherë

PSE,

Prishtina zyrtare, nuk paska të drejtë të përfaqësoj, të jetë zëri edhe i  Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kur ky Rajon apo Krahinë e cila me shumicë është e banuar me  shqiptarë.

Sepse, Presheva, Medvegja e Bujanoci, kanë mbajtur e organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992, dhe ka patur një kryengritje të armatosur që e ka udhëhequr Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj  është nënshkruar edhe   Marrëveshja e Konçulit, më datën 20.05.2001, në organizimin, prezencën, monitorimin dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë”, shprehet ai.

Ai thekson se Petar Petkoviq nuk mund ta ndalë përmendjen e shqiptarëve të Luginës në Bruksel, sepse çështja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është ndërkombëtare, e njohur edhe përmes Referendumit të vitit 1992, kryengritjes së UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçulit të vitit 2001.

Hasani thotë se BE duhet të kushtëzojë Serbinë që rruga e saj drejt anëtarësimit të kalojë përmes respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë, njësoj siç BE kërkon për serbët në Kosovë.

“Që Petar Petkoviq, nuk mund të ndalon këtë, por BE-ja, përfundimisht duhet të kupton se Serbia, anëtarësimin  për në BE, duhet ta kalon përmes Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe nëse pakica serbe, është e privilegjuar, Pakica Serbe, pasi përfaqësohen, si:

1.            Kanë vende të rezervuara në parlamentin e Kosovës, janë në përpjesëtim të plotë në përfaqësim me Nënkryetar Kuvendi, Komisione parlamentare, Komisione të Pavarura,  Ministra, Zëvendës Kryeministër,

2.            Komandant të Stacionit të Policisë, dhe në hierarkinë komanduese e  zingjirin Komandues në Polici,

3.            Prokuror të Prokurorisë Rajonale, në gjitha instancat e Gjykatave, Themelore, Gjykatë të Apelit, Gjykatë Supreme, dhe Gjykatë Kushtetuese

4.            Posedojnë Universitetin në Mitrovicë,

5.            Gjithandej kanë vendosur shtatore, të mbretërve serbë, e të ngjashme

Kurse Presheva, Medvegja e Bujanoci, asnjë nga këto të drejta nuk i gëzojmë!?

Serbia po vazhdon:

A. Duke, kryer spastrim etnik përmes pasivizim-një diskriminim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,

B. Duke, mos përfshirë  në përfaqësim proporcional në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë,

C.Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ËSHTË SHËNDRRUAR NË NJË POLIGON TË VËRTET USHTARAK,

Pse Serbia e ndalon përmendjen e shqiptarëve të Luginës në Bruksel, çfarë duhet të bëjë BE në këtë rast?

Serbia jo nuk mund të ndalon përmendjen e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në Bruksel, sepse këtë nuk do të lejon assesi BE-ja dhe instance e mekanizma ndërkombëtarë, sepse kanë mbajtur e organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992, dhe ka pasur një kryengritje të armatosur që e ka udhëhequr Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, është nënshkruar edhe Marrëveshja e Konçulit, më datën 20.05.2001, në organizimin, prezencën, monitorimin dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

BE-ja, kërkohet të mbaj qëndrim të drejtë, dhe çfarë ju afrohet pakicës Serbe në Kosovë, asesi nuk mund t’ju mohohet Shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, deklaron ai.

Në fund, Hasani potencon se e trajtimi i shqiptarëve në Luginë bie ndesh jo vetëm me parimin e reciprocitetit, por edhe me të gjitha aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Deklarata Universale (1948), Konventa Evropiane dhe ajo për pakicat.

Ai nënvizon se Serbia nuk ka zbatuar as Marrëveshjen e Konçulit, duke shkelur nenet kryesore që ndalojnë kufizimet ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Po pajtohem plotësisht, se është një qëndrim në kundërshtim me parimet e reciprocitetit, por këtu kemi të bëjmë shkelje, edhe të: Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,  Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore, dhe Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut, po ashtu vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit, sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kanë ra dakord e nënshkruar,  nuk është zbatuar Neni 3, nuk është zbatuar Neni 4, nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit, për pikën A dhe pikën B të këtij neni” – përmbylli ai për “Bota sot”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat