Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që nga e marta ka vazhduar takimet me liderët e partive politike.
Këto takime po zhvillohen me qëllim që t’u bëhet thirrje partive politike që, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.
Por, nëse kjo thirrje e Presidentes Osmani nuk merret parasysh, çfarë mund të ndodhë?
A ka ndonjë zgjidhje Presidentja në një situatë të tillë?
Analisti Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”, ka shpjeguar se ka argumente të mjaftueshme kushtetuese që Presidentja të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Në lexim të shlirë të Kushtetutës, neni 84, në pikën 2 thotë: (Pressidenti) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë.
Pra, Presidentja është guarantuese e funskionimit kushtetues të institucioneve siç është Kuvendi, i cili siç jemi dëshmitarë, pra nuk është ka funksionon.
Pastaj pika 3 thotë se: (Presidetnti) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij.
Për mos ta zgjatur, nëse i lexojmë këto pika shtruar atëhere shohim se ka mjafuteshëm argumente për Presidenten që t'i shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka potencuar ai.
Megjithatë, Tali ka shtuar se kjo çështje duhet të zgjidhet nga vetë partitë politike.
“Megjithate unë akoma mendoj se këtë çështje vet partitë duhet ta zgjidhin. Të mblidhen dhe të merren vesh për datën e zgjedhjeve të reja konform normave ligjore në fuqi, sepse nuk po shoh se si do të krijohet shumica e nevojshme për qeverinë e radhës, qoftë nga ish opozita qoftë nga partia fituese e zgjedhjeve. Prandaj po them të mblidhen udhëheqësit e partive parlamentare dhe në mënyrë të civilizuar të merren vesh konform Kushtetutës për hapat e duhura për zgjedhjet e reja”, ka vlerësuar ai.
Sipas tij, ka nevojë për rifreskim të skenës politike përmes zgjedhjeve të reja, sepse situata aktuale nuk lejon asnjë përparim.
“Sepse ka nevoj për rifreskim dhe rikonfigurim të skenës politike të cilën mund ta sjellin zgjedhjet e reja.
Pas gjithë atyre deklarimeve me nevojë e pa nevojë, unë nuk shoh se si partitë do të bashkëpunojnë mes veti për ta krijuar qeverinë e radhës!? Andaj them se ka nevojë për një ristartim.
Kështu, me ketë seance konstituive nuk mund të shkohet tutje më deri pafundësi. Të gjithë po humbasim, jo vetëm qytetarët, por edhe partitë politike secila veç e veç”, ka përfunduar Tali.