Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka rikthyer edhe njëherë deklaratën e Presidentit amerikan, Donald Trump, kur ky i fundit tha se ka ndaluar një përplasje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Madje, Presidentja Osmani tha thënë se Trump e kishte fjalën për një ngjarje që ka ndodhur shumë vonë.
Por se për ҫfarë rasti mund të jetë fjala, për këtë kanë reaguar edhe njohësit e ҫështjeve të sigurisë në Kosovë. Kështu, eksperti i sigurisë, Fidair Berisha ka thënë se deklaratat e Presidentit Trump tregojnë qartë që shteti serb nuk ka hequr dorë nga politika hegjemoniste.
“Presidenti Trump ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm sëfundi ne mes Kosovёs dhe Serbisё. Deklaratat e Presidentit Trump flasin qartё se shteti serb nuk heq dorё nga politika e tyre hegjemoniste, mendoj se ashtu duhet kuptuar kёtё deklaratë tё Presidentit Trump”, vlerëson ai.
Eksperti Berisha thotë se, paqja momentale nё mes tё Kosovës dhe Serbisё po shihet se nuk ёshtё e sigurt dhe assesi nuk duhet të merret si e mirëqenë, prandaj nuk duhet tё rrimë duarkryq sepse pretendimet e Serbisё pёr tё sulmuar Kosovёn janё gjithmonё tё mundshme.
“Paqja si e tillë duhet tё mbrohet nё ҫdo kohё dhe me ҫdo ҫmim, mirёpo mbi tё gjitha shteti ynё duhet tё forcoj aleancёn veҫmas me SHBA-nё dhe tё ketë bashkёpunim tejet tё ngushtë, pёrndryshe qёllimi i Serbisё tashmё ёshtё dёshmuar dhe ёshtё shumё i njohur”, thotë ai për ‘Bota sot’.
Poashtu, eksperti i sigurisë ka përmendur edhe reagimin e Preisdentit serb, Aleksandër Vuҫiҫ.
“Pёrkundёr deklarimit tё Presidentit Trump, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka mohuar njё gjё tё tillë duke thёnё se: “Nuk kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi lëvizur asnjë makineri, as që na shkon ndërmend për konflikte, madje ai deklaron se ka pasur një takim me përfaqësuesit më të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit që janë duke e vizituar Serbinë .A mendoni që mund të bëhet diçka pa e ditur amerikanët dhe kinezët se çfarë po ndodh deklaron Vuqiq”, tha ai.
Andaj, Berisha i bën thirrje institucioneve të Kosovës që të tregojnë kujdes të madh karshi manipulimeve serbe.
“Pёrfaqёsuesit politik tё Serrbisё njihen pёr manipulimet e tyre nё raport me Kosovёn, prandaj mё shumё se kurrë kёrkohet vigjilencё e lartё nga pёrfaqёsuesit politik tё Kosovёs, nё mёnyrё qё asgjё tё mos i lihet rastit sepse kjo do t’i shkonte pёr shtati shtetit serb”, vlerëson eksperti Berisha.