Ymeri: Kurti duhet të kontaktojë me LDK, jo me Fatmir Limajn

Politika

Ymeri: Kurti duhet të kontaktojë me LDK, jo me Fatmir Limajn

Nga: A.M. Më: 22 korrik 2025 Në ora: 22:53
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Duket që situata në Kosovë është në një moment shumë të rëndësishëm. Vetëm 4 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit kushtetues për formimin e institucioneve të reja, por bllokada politike vazhdon pa ndryshuar.

Këtë dëshmon edhe dështimin e seancës së 50-të me radhë

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se i ka bërë një ofertë partisë Nisma, e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

“Unë kam bërë një ofertë për Nismën Socialdemokrate dhe nuk mund të diskutoj elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Unë uroj e shpresoj, sepse po punoj që kjo të bëhet këtë javë, të përmbyllet, e kësisoj ju kërkoj edhe pak durim, sepse në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e tij”, ka deklaruar Kurti.

Lidhur me këtë, profesori Eshref Ymeri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kurti është dashur të kontaktojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, e jo Limajn.

Image
Eshref Ymeri

Ai ka shprehur shqetësimin për vonesën në konstituimin e Kuvendit.

Në fund, Ymeri ka shtuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

“Kryeministri Kurti duhej të kontaktonte me krerët e Lidhjes Demokratike, jo me Fatmir Limajn, i cili është në krahun e opozitës tradhtare thaçiste, bashkëpunëtore me Serbinë fashiste. Le të shpresojmë që Kuvendi të konstituohet brenda këtyre pak ditëve, sepse kaluan më shumë se 5 muaj që deputetët e atij Kuvendi vazhdojnë të bëjnë një jetë parazitare në kurriz të Buxhetit të Shtetit, i cili mbahet me taksat e qytetarëve dardanë. Gjasat janë që Kuvendi si zor të konstituphet. Nëse konstituimi dështon edhe pas kalimit të afatit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese, duhet kaluar urgjent në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Ymeri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat