“Kush e do Mitrovicën, voton për ndryshim” – Agim Rexhepi thërret për mbështetje ndaj Faton Pecit

Politika

“Kush e do Mitrovicën, voton për ndryshim” – Agim Rexhepi thërret për mbështetje ndaj Faton Pecit

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 10:47
Agim Rexhepi

Derisa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në balotazhin e 9 nëntorit, gara ndërmjet kandidatëve në komunat që do t'i nënshtrohen këtij procesi sa vjen e ashpërsohet. 

Një garë mjaft e ashpër do të zhvillohet edhe ndërmjet Arian Tahirit nga PDK e Faton Pecit nga LVV.

Agim Rexhepi nga Guxo ka theksuar se balotazhi i 9 nëntorit nuk është thjesht një garë zgjedhore, por një përballje mes ndershmërisë dhe korrupsionit, mes punës dhe pazareve politike

“Në Mitrovicë, përballja e 9 nëntorit nuk është thjesht një balotazh zgjedhor, por  është një përballje mes ndershmërisë dhe korrupsionit, mes punës dhe pazareve, mes të ardhmes dhe të kaluarës që e ka shkatërruar këtë qytet për dekada të tëra Në njërën anë qëndron Faton Peci, njeriu i punës, i rezultateve, dhe i vizionit të qeverisjes së drejtë që e mishëron qasjen e Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje Në anën tjetër janë bashkuar të gjitha partitë e vjetra, të rrëzuara nga populli, të njollosura me korrupsion e pazare të pista politike”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Rexhepi ka theksuar se PDK, LDK, AKR dhe aleatët e tyre janë bashkuar jo për ndonjë ide apo projekt për Mitrovicën, por nga frika ndaj transparencës dhe drejtësisë

 Sipas tij, këto parti duan të mbrojnë interesat e tyre dhe jo të qytetarëve, ndërsa me Faton Pecin në krye të komunës do të marrë fund koha e korrupsionit, pazareve politike dhe prapaskenave

“Tashmë po shihet qartë: PDK, LDK, AKR dhe satelitët e tyre janë bashkuar jo pse kanë ndonjë ide apo projekt për Mitrovicën, por nga frika – frika nga transparenca, frika nga drejtësia, dhe frika se qytetari i ndershëm nuk do t’i lejojë më të vjedhin, të manipulojnë e të sundojnë me arrogancë Ata e dinë që me Faton Pecin në krye të komunës, koha e tenderëve të fshehtë, e pazareve politike dhe e rrymave të prapaskenës do të marrë fund.

PDK-ja e LDK-ja dhe AKR-ja janë bërë një për të mbrojtur interesat e tyre, jo interesat e qytetarëve. Ato parti që për vite të tëra kanë ndërtuar sistemin e padrejtësisë dhe të pasurimit personal, sot kanë dalë hapur kundër një njeriu të ndershëm që përfaqëson qytetarin e zakonshëm Por populli i Mitrovicës i njeh mirë e di kush ka ndërtuar me punë e kush ka ndërtuar vila nga tenderët E di kush ka qëndruar pranë qytetarëve dhe kush është kujtuar për ta vetëm para zgjedhjeve”, ka shtuar ai

Sipas Rexhepit, vota për Pecin është votë për ndryshim, ndershmëri dhe shtet, në përputhje me qasjen e Albin Kurtit

“Gara në Mitrovicë do të jetë e fortë, por e qartë: qytetari Mitrovicas nuk do të lejojë të kthehet në dorë të atyre që e shkatërruan industrinë, që larguan rininë, që mbollën përçarje dhe shpresë të rreme Mitrovica ka nevojë për një njeri të ndershëm, të drejtë dhe me vullnet për ta ngritur qytetin në nivelin që meriton dhe ai është Faton Peci

Kush e do Mitrovicën, voton për ndryshim Kush e do ndershmërinë, voton për Faton Pecin Kush e do shtetin, qëndron me Albin Kurtin Të gjithë të tjerët janë bashkuar vetëm për ta mbrojtur vetveten, jo qytetin

Më 9 nëntor, Mitrovica do ta tregojë se nuk blihet me drita e premtime boshe, se nuk trembet nga kërcënimet e klaneve, dhe se qytetari i lirë nuk manipulohet më

Kjo nuk është betejë mes partive është betejë mes popullit dhe sistemit të vjetër që ka mbajtur peng këtë vend Dhe fitorja do të jetë e popullit, e Faton Pecit, dhe e Albin Kurtit”, ka përfunduar Rexhepi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat