Skandali i fundit që ka përfshirë gjithë botnë, nuk ka lënë anash as Kosovën. Për skandalin e njohur si Epstein, kanë folur dhe komentuar njohës të politikës e fushave të ndryshme.
Edhe të përfshirët në këtë dosje, ish Presidentët e Kosovës, Behgjet Pacolli e Atifete Jahjaga e kanë quajtuar si të pabaza e pafakte përfshirjen e emrave të tyre.
Pacolli madje e quajti si veprim të pabesë duke thënë se personi që e ka përfshirë aty, ka bashkëpunuar me të për 20 vite.
‘Gjëja më e shëmtuar është momenti kur njeriu përballet me faktet e pabesisë nga “ njeriu “ të cilit i kisha besuar pa masë, për më shumë se 20 vite. Ndërkohë që çdo ditë po dalin faktet e reja , kjo pabesi nuk ishte ndalur vetëm te mashtrimet apo falsifikimi i dokumenteve, por përfshinte edhe tentativa poshtërimi, vjedhje, përbuzje të sofres, gënjeshtra, intrigat, terhjekjen e bashkepuntorëve tjerë në këto akte kriminale dhe shumë veprime të tjera të ulëta’, ka shkruar Pacolli.
Poashtu, edhe Jahjaga ka reaguar pas këtyre publikimeve, duke mohuar përfshirjen e saj dhe duke thënë se nuk është përmendur emri i saj.
“Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar”, ka sqaruar ish presidentja.
Lidhur me këtë akuza dhe përfshirjen e Kosovës, është treguar shumë kritik edhe profesori shqiptar që vepron në Amerikë, Prof.dr. Eshref Ymeri. Ai është zotuar se Jeffrey Epstein e njeh për veprimtaritë e tij.
“Unë e di shumë mirë se kush është kryefëlliqësira Epstein dhe me çfarë pisllëqesh të poshtra është marrë ai bastard’, thekson profesori.
Ai tutje thotë se Kosovën e ka futuar në këtë skandal qëllimisht.
“Kosovën e futin në sex-skandalin Epstein jo gabimisht, por qëllimisht. Kjo për arsye se kundër Kosovës vepron gjithë spiunazhi serborus. Për më tepër, kundër bombardimit të Serbisë është shprehur Donald Trampi që në dhjetor të vitit 2015, pra, është pozicionuar në krah të Serbisë dhe të Rusisë, dy shtete fashiste këto në kontinentin europian”, thekson ai.
Megjithatë, Ymeri thotë se Kosova ka fatin e madh që ka dy personalitete të mëdha në krye, Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Por Kosova ka fatin e madh se ka në krye dy personalitete të shquara - Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, një dhuratë hyjnore kjo për mbarë kombin shqiptar në krejt historinë e tij mbinjëshekullore”, thekson ai.