Osmani: Reformat zgjedhore janë një nga sfidat më të rëndësishme për periudhën e ardhshme

Shkupi

Osmani: Reformat zgjedhore janë një nga sfidat më të rëndësishme për periudhën e ardhshme

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:27
Ambasadori Klemens Koja dhe Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me shefin e Misionit të OSBE-së, në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht potencoi rolin e rëndësishëm të misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë në veçanti në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, ku edhe vlerësoi se neutraliteti i deritanishëm dhe kontributi që misioni dha në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi, në implementimin e parimit të sundimit të ligjit në dobi të Republikës së Maqedonisë.

“Reformat zgjedhore janë një nga sfidat më të rëndësishme për periudhën e ardhshme, duke e kyçur këtu edhe implementimin e të gjithë rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR, në veçanti në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh se prioriteti ynë, janë zgjedhjet presidenciale të lira, të drejta dhe të besueshme” – theksoi Osmani, duke i potencuar edhe reformat tjera të cilat e presin vendin në prag të Raportit të ri të Komisionit Evropian në prill. Në këtë drejtim ai shprehu kënaqësi në miratimin e ligjit të ri për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave që do të kontribuojnë në arritjen e preventivës më efikase dhe luftës kundër korrupsionit, njëkohësisht shprehu kënaqësi  që me të njëjtin përforcohet edhe efikasiteti dhe pavarësia e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me të cilën përbërja e re duhet të mbikëqyr procesin zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë kohës së bisedës bashkëbiseduesit iu referuan edhe mbështetjes dhe ndihmës të cilën Misioni i OSBE-së në Shkup ia siguron Republikës së Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së reformave edhe në sferat tjera si që janë: gjyqësori, mediat, sektori civil etj, si dhe u diskutuan sfidat aktuale: për implementimin e Planit 18 përgatitja e kontributit të vendit drejt Raportit të Komisionit Evropian, si dhe të gjitha aktivitetet tjera lidhur me realizimin final të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë anëtarësim në BE dhe NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat