Shkup, shqiptohen 370 gjoba në komunikacion

Shkupi

Shkup, shqiptohen 370 gjoba në komunikacion

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:54
Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.10) vazhdoi me aksionin kontrollues në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 370 gjoba, ku 55 prej tyre janë për tejkalim shpejtësie, 62 për mosregjistrim të automjetit apo automjete me defekte, 54 shoferë për mospasje të lejes, dhe 23 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se aksionet kontrolluese do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat