Dënohen 334 shoferë në Shkup

Shkupi

Dënohen 334 shoferë në Shkup

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet përforcuara në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 256 gjoba, prej të cilave 17 janë për mosregjistrim ose probleme teknike në automjete, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 9 për kalim në të kuqe, 14 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 50 për mosmbajtje të maskës dhe 37për parkim jo të rregullt”, thonë nga policia.

MPB thotë se po ashtu me automjetin ‘Karoteci janë ngritur 32 automjete.

“Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat për ta rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat