Shkup: 219 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Shkupi

Shkup: 219 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:54
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 219 sanksione në trafik.

13 gjoba janë vendosur për vozitje pa patentë shoferi, 10 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 8 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 8 gjoba janë vendosur për kalim në semafor të mbyllur.

Për vozitje nën ndikim të alkoolit janë vendosur katër gjoba.

Ndërsa 14 për përdorim të telefonit mobil gjatë vozitjes, 8 për mos-përdorim të rrypit të sigurisë si dhe 88 gjoba për parkim jo të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat