Një person nga Shkupi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Shkupi

Një person nga Shkupi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një burrë nga Shkupi dje është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Aerodrom, njofton MPB.

“Më datë 15.08.2022, rreth orës 11:45, në Stacionin e Policisë në Aerodrom është raportuar se në shtëpinë e tij në zonën e Aerodromit është gjetur i vdekur B.A.(64)”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat