13 aksidente dhe 10 të lënduar në 24 orët e fundit në Shkup

Shkupi

13 aksidente dhe 10 të lënduar në 24 orët e fundit në Shkup

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:29
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup ka patur 13 aksidente komunikacioni, ku kanë pësuar 10 persona, ndërkaq në është shkaktuar edhe dëm material.

Policia e komunikacionit ka ndëshkuar pesë shoferë që nuk e kanë respektuar sinjalistikën e semaforave, pra kanë kaluar në të kuqe, pesë të tjerë janë ndëshkuar sepse nuk kanë patur patent shoferi, respektivisht kanë patur veturë të pa regjistruar, tre shoferë kanë kryer kundërvajtje në bazë të ndryshme.

Karrotreci ka ka lëvizur 54 automjete për shkak të ndalimit të palejueshëm, apo ndalesave tjera që kanë penguar komunikacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat