Panair ndërkombëtar për arsim dhe gjuhë të huaj do të mbahet në Shkup

Shkupi

Panair ndërkombëtar për arsim dhe gjuhë të huaj do të mbahet në Shkup

Më: 22 janar 2017 Në ora: 09:49
Panair

Panairi ndërkombëtar për arsim dhe gjuhë të huaj sot do të mbahet në Muzeun e luftës maqedonase, nën organizimin e agjencisë së specializuar për udhëtime edukative – Edu Travel.

“Panairi do të jetë informativ, ndërsa pjesëmarrësit janë përfaqësues nga shkollat e Britanisë së Madhe, Austrisë, Zvicrës dhe Bullgarisë, të cilët para të pranishmëve do t@i promovojnë programet e tyre për të rinjtë nga Maqedonia”, deklaruan nga Edu Travel, e cila e organizon panairin së bashku me komppaninë CUB nga Beogradi.

Panairi i parë është emëruar CUB EDUCO 2017 dhe sipas paralajmërimeve në plan është të bëhet tradicional dhe çdo vit të rritet numri i pjesëmarrësve nga vendet e huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat