Junker të dielën në Shkup, ja me kë do të takohet - Bota Sot
Junker të dielën në Shkup, ja me kë do të takohet

Shkupi

Junker të dielën në Shkup, ja me kë do të takohet

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:03
Zhan Klod Junker

Zhan Klod Junker të dielën do të mbërrijë në Shkup. Njeriu i parë i Komisionit Evropian në Maqedoni do të qëndrojë vetëm disa orë, brifojnë burimet diplomatike për TV21.

Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kurse akoma nuk është konfirmuar nëse Junkeri do të realizojë takim edhe me faktorët e tjerë politik në vend. Zaevi dhe Junkeri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën do t’i prezantojnë konkluzionet nga takimi, kurse pritet kryetari i Parlamentit Evropian të dërgojë mesazhe inkurajuese lidhur me përparimin e vendit drejt rrugës euro-atlantike.

Disa ditë më vonë, sipas paralajmërimeve, në Shkup do të arrijë shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias. Pritet që Koxias me vete ta sjellë edhe projekt-dokumentin, të cilin, tashmë një periudhë më të gjatë paralajmëron se do t’ua dorëzojë Zaevit dhe Dimitrovin. Para disa ditëve, Koxiasi në një intervistë për televizionin grek “Alfa”, deklaroi se dokumenti do të përbëhet nga njëzet faqe, kurse i njëjti ka të bëjë me emrin, vëllimin e përdorimit, identitetin, kombësinë dhe gjuhën. Ai tha se qëndrimi i Athinës është emër i shkruar në gjuhë sllave dhe pa përkthim, por Zaevi dëshiron që emri të jetë i shkruar me alfabetin latin dhe të përkthehet në të gjitha gjuhët.

“Shembull i tillë janë Nova Makedonija, Gorna Makedonija ose Vardarska Makedonija. Kemi diskutime. Mendoj se shkupjanët dëshirojnë një emër të shkruar në alfabetin latin, të jetë në gjuhën angleze, prej së cilës pastaj do të përkthehet në të gjitha gjuhët e tjera. Dëshira ime është pak më komplekse. Do të doja emër i cili tregon qartë se kjo është një Maqedoni tjetër, entitet gjeografik, ndërsa jo trashëgimia historike e Maqedonisë greke”, u shpreh Nikos Koxias, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Kryeministri Zaev, në intervistë për Radion shtetërore austriake ORF, tha se është optimist se do të gjendet një zgjidhje për emrin, kurse nga ana tjetër është decid se për identitetin fare nuk do të bisedohet.

“Më vjen mirë që në shtatë pikat nuk është cekur tema – identiteti. Kjo është mirë, sepse identiteti është ndjenjë personale. Kjo çështje nuk mund të ndryshohet, as me votim në Parlament, e as me referendum”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i RM-së.

Në intervistën, mes të tjerësh, Zaevi tha se është e mundur që të arrihet një zgjidhje për kontestin para Samitit të NATO-s në korrik, por në qoftë se kjo nuk ndodh, vendi do të marrë ftesë automatike nga Aleanca, e cila është aktuale qysh në vitin 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test