Dozë përforcuese për të moshuarit/ Bino: Mjeku i familjes do përcaktojë rastet prioritare

Shqipëria

Dozë përforcuese për të moshuarit/ Bino: Mjeku i familjes do përcaktojë rastet prioritare

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:46
Silva Bino

Aplikimi i dozës së tretë përforcuese të vaksinës anticovid, e cila do të nisë të nga data 1 nëntor, do të ketë target grupet e para moshën mbi 60 vjeç si dhe të sëmurët kronikë. Silva Bino në një intervistë për Vizion Plus tregon kategoritë që do kenë prioritet.

Komiteti ka vendosur që të kemi një dozë shtese parësore dhe dozat e rikujtesës apo përforcuese. Doza shtese do te behet për të gjithë ata persona që kanë frenim të imunitetit, që pavarësisht moshës së tyre bëjnë kimio, kanë kryer transplant, ata që kanë përgjigje të dobët imunitare. Doza rikujtese për të gjithë ata mbi 60 vjeç, që kanë risk të sëmuren nga Covid dhe që kanë kryer te gjitha llojet e vaksinave.”

Hallkë e rëndësishme në këtë proces do të jetë mjeku i familjes i cili në bashkëpunim me mjekët specialistë do të bëjë prioritizim, gjithmonë pasi qytetari ka kaluar 6 muaj nga marrja e injeksionit të dytë të secilës prej vaksinave.

Mënyra si do vaksinohen është që personat me deficite imunitare përzgjidhen nga mjeku i familjes në konsultë me mjekun specialist. Bëjnë listat dhe vaksinimi i tyre behet ne QSH. Ndërsa për të shëndetshmit mjeku sipas radhës së vaksinimit, do i thërrasë sërish.”

Kombinimet e vaksinave do të bëhen sipas përzgjedhjes së vetë qytetarëve.

Komiteti ka vendosur që të kemi kombinim të vaksinave. Nga të dhënat tregohet  që përgjigja  imuntare është mjaft e mirë. Psh. një astrazeneca apo sputnik V me coronavax.”

Instituti i Shëndetit Publik po shpërndan në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor udhëzuesit e detajuar për nisjen e aplikimit të dozave të treta. Ndërsa mësohet se një vaksinë tjetër e cila mund të importohet do të jetë ajo Johnson&Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat