Organizohet Kampionatin Individual – ‘Adem Jashari’

Sporti

Organizohet Kampionatin Individual – ‘Adem Jashari’

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:56
Organizohet Kampionatin Individual – ‘Adem Jashari’

Me 27 dhe 28 shkurt, në Ferizaj, FPPK do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniore/ë.
Kampionati “Adem Jashari” do të zhvillohet në sallën e shkollës fillore Tefik Çanga në Ferizaj, në dy faza: ditën e parë me fillim nga ora 10, do të organizohet kampionati për femra, kurse ditën e dytë po ashtu nga ora 10.00, do të organizohet kampionati për meshkuj.

Kampionati do të organizohet vetëm në garat individuale dhe vetëm në sistem eliminimi.

Paraqitjen e lojtarëve për të gjitha garat duhet ta bëni deri të enjten me 25 shkurt në ora 12:00

Shorti do te hidhet të enjten me 25 shkurt nga ora 19:00 në zoom.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 10 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët .....më të vjetër se 12 vjeç, pra të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2007 e më të vjetër, njofton Federata e Pingpongut e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat