Kush ishin themeluesit e klubit të bodibildingut dhe fitnesit Prishtina?

Sporti

Kush ishin themeluesit e klubit të bodibildingut dhe fitnesit Prishtina?

Nga: K.G. Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:19
Kush ishin themeluesit e klubit të bodibildingut dhe fitnesit Prishtina?

Njeriu që i dha shumë dhe po i jep bodibildingut dhe fitnesit, sportit në përgjithësi, Idriz Humolli, ka shkruar sot, për themelimin e klubit Prishtina në vitin 1987. 

“Sot bëhen 34 vjet nga regjistrimi i Klubit të Bodibildingut dhe Fitnesit "Prishtina" në Prishtinë.

Themelimi dhe hapja e tij ishte bërë shumë muaj më parë, ndërsa Vendimi mbi Regjistrimin e klubit daton nga dt. 17.03.1987.

Ky klub ishte vazhdimësi e klubit të parë të Bodibildingut themeluar (14.10.1976- "Atleti" ), jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare, dhe për këtë dëshiroi ti falenderoi bashëthemeluesit e mi që më mbështeten në iniciativën për të bërë një histori në lëmin e këtij sporti.

Pjesëmarrësit e Kuvendit themelues të Klubit" Atleti" ( 14.10.1976 ), për të cilin autoritetet e regjistrimit të asaj kohe patën thënë se " ky klub nuk mund të regjistrohet sepse konsiderohet si organizatë me karakter të dyshimtë".

Themeluesit: Idriz Humolli, Xhevdet Kallaba, Hakif Humolli, Ramiz Krasniqi, Ilmi Krasniqi, Fehmi Bahtijari, Manush Sopi, Muhamet Humolli, Bajram Bekolli, Xhevat Bylykbashi, Fadil Sopi, Brahim Krajkova, Agim Halili, Sherafedin Halili, Ruzhdi Durmishi, Besim Halili, Fatmir Halili, Kadri Bahtijari, Avni Ajdini”, shkruan Humolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat