Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinise dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, jep lajmin e madh për komunën e Podujevës dhe Kosovën.
Në Podujevë po ndërtohet pishina gjysmë olimpike.
“Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030.

Pamje e pishinës
Në Podujevë ishim për të parë nga afër punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, një investim prej 4 milionë eurosh që do të ofrojë infrastrukturë moderne për sportin e notit, të përshtatshme si për stërvitje të përditshme, ashtu edhe për gara profesionale.
Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”, ka shkruar ministri Çeku.

Pamje nga punimet