Liria e Prizrenit ka festuar suksesin e madh në pingpongun e Kosovës.
Drejtuesit e këtij klubit kanë arsye të fortë që të mburren më këtë sukses.
“Sot nuk ishte thjesht një ditë garash, ishte një demonstrim fuqie, karakteri dhe dominimi absolut nga KPP Liria!

Të dy ekipet, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave, e përmbyllën sezonin pranveror në mënyrën më spektakolare të mundshme: 7 ndeshje, 7 fitore – rekord perfekt në Superligën e Kosovës!
Kampion pranveror në të dy gjinitë, siç e kemi cekur dhe e kemi dëshmuar në fushë me paraqitje të jashtëzakonshme dhe dominim të plotë në çdo ndeshje.
Në një përballje dramatike dhe plot emocione, ekipi i meshkujve triumfoi ndaj KPP Lidhja Prizrenit me rezultat të ngushtë 4-3, duke dëshmuar shpirt luftarak deri në pikën e fundit!
Ndërkohë, ekipi i femrave nuk la asnjë dyshim për epërsinë e tyre, duke dominuar bindshëm KPP Gjilani F me rezultat të pastër 4:0, një performancë që flet vetë!
Një sezon i paharrueshëm, një skuadër e pathyeshme, një histori që do të kujtohet gjatë!
Falënderim i veçantë për të gjithë sponsorët tanë që na qëndruan pranë gjatë gjithë këtij rrugëtimi, pa mbështetjen tuaj, ky sukses nuk do të ishte i mundur!”, shkruan në faqen e klubit.