Parashikimi i Nadalit

Tenis

Parashikimi i Nadalit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Parashikimi i Nadalit

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, mendon se ai, Roger Federer e Novak Gjokoviq do të vijojnë të jenë protagonistë në fushë edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas tij, kjo treshe do të vijojë të dominojë në sportin e tenisit edhe pse kohët e fundit janë shtuar të rinjtë që po i vënë ata në vështirësi.

“Mendoj se unë, Roger e Novak do të jemi në fushat e lojës edhe për pak kohë dhe do të jemi protagonistë. Objektivi ynë është të fitojmë të tjerë trofe, ndaj nuk ndalemi.

Tek ne vihet re puna, dedikimi e pasioni për këtë sport, që shpesh mungon te të rinjtë, ndaj dhe mosha për ne nuk është veçse një numër”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat