Sharapova zbulon sekretin: Ja pse vendosa...

Tenis

Sharapova zbulon sekretin: Ja pse vendosa...

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Sharapova zbulon sekretin: Ja pse vendosa...

Në shkurt të këtij viti, tenistja ruse Maria Sharapova venmdosi të tërhiqet nga sporti në moshën 33-vjeçare. Një lamtumirë disi e papritur kjo e tenistes bukuroshe, që në fakt prej disa vitesh nuk po arrinte të jepte atë që të gjithë prisnin në fushë.

Duke folur për mediat, në lidhje me tërheqjen e saj nga sporti, Sharapova tha: “Edhe pse isha e përqendruar, kuptova se po lodhesha kot duke luajtur, pasi si teniste e kisha humbur kontaktin me kompeticionin.

Kjo e bëri të vështirë të gjithë procesin”.

“Bashkë me stafin tim kuptova se nuk do të merrja më asgjë nga fusha e tenisit dhe se duhej të përqendrohesha në aktivitete të tjera. Nuk doja që të më njihnin vetëm si ish-fituese.

Nëse do të merresh me sport duhet të jesh 100% në çdo drejtim, unë kisha humbur shumë kontakt me këtë sport”, tha Sharapova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat