Williams, pas një viti jo fort pozitiv, synon që sezoni 2021 të jetë më i mirë

Tenis

Williams, pas një viti jo fort pozitiv, synon që sezoni 2021 të jetë më i mirë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Williams, pas një viti jo fort pozitiv, synon që sezoni 2021 të jetë më i mirë

Tenistja amerikane Serena Williams, pas një viti jo fort pozitiv, synon që sezoni 2021 të jetë më i mirë për të. Ajo është ende në kërkim të trofeut numër 24 në Grand Slam, por ky nuk është objektivi i saj i vetëm.

“Pantera e zezë”, duke folur për të ardhmen, u shpreh: “Unë nuk heq dorë nga Grand Slam numër 24. Këtij objektivi i jam afruar disa herë gjatë viteve të fundit, duke humbur 3 finale, por gjithçka mund të ndodhë”.

Tensitja 39-vjeçare, ka qëndruar për 319 javë në krye të renditjes botërore, duke qenë e treta në këtë klasifikim. Para saj janë Martina Navratilova (332 javë) dhe Stef Graf (377 javë).

 “Arritja e këtij rekordi do të ishte diçka e jashtëzakonshme edhe pse duket i vështirë, duke parë moshën time. Por ky rekord i dytë varet nga sukseset e mia në Grand Slam. Nëse ia dal mbanë aty mund të thyej edhe këtë rekord”, tha Serena Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat