Nadal: Nuk dua të kujtohem si tenisti më i mirë në histori

Tenis

Nadal: Nuk dua të kujtohem si tenisti më i mirë në histori

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
Nadal: Nuk dua të kujtohem si tenisti më i mirë në histori

Viti 2020 ka qenë mjaft pozitiv për tenistin spanjoll Rafael Nadal, që triumfoi në grand slam-in e Roland Garros. Ky është triumfi nr.20 në grand slam për Nadal, që barazohet me Roger Federer.

Jo vetëm kaq, por spanjolli arriti edhe suksesin nr.1000 në karrierën e tij si profesionist, shifër që flet qartë se ai është dhe mbetet një legjendë e këtij sporti.

Pavarësisht kësaj, Nadal është modest: “Të jem i sinqertë, etiketa si tenisti më i mirë në histori nuk më intereson shumë”.

“Jam i kënaqur për karrierën time. Aktualisht kam fituar 20 grand slam, po aq sa Federer dhe e ardhmja nuk dihet. Nuk dua të kujtohem vetëm si tenist fitues, por edhe si një njeri i mirë”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat