Rod Laver është i vetmi tenist në histori

Tenis

Rod Laver është i vetmi tenist në histori

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:44
Rod Laver është i vetmi tenist në histori

Vitin e kaluar në Melbourne Park Australian Open u ndoq nga plot 800.000 vetë, kështu që me një llogari të përafërt sipas këtyre të dhënave sivjet në këtë kompleks pritet një fluks që mund të shkojë nga 400.000 – 600.000 vetë.

Një gjë është e sigurt, sivjet në tribunën kryesore të stadiumit më të madh të këtij kompleksi në Melbourne Park, ku është përjetësuar emri i tij, teksa quhet Rod Laver Arena do të mungojë pikërisht tenisti legjendar australian, që konsiderohet edhe si një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. 82-vjecari nga Queenslandi deklaroi se këtë herë do t’i ndjekë ndeshjet nga shtëpia e tij, në Kaliforni.

Rod Laver është i vetmi tenist në historinë e këtij sporti që i ka fituar që të katërt turnetë e mëdhenj Slam brenda një viti kalendarik, madje tenisti i famshëm australian ia ka dalë mbanë për të kompletuar Grand Slam-in jo një por plot dy herë.

Bëhet fjalë për vitet 1962 e 1969, gjithsesi pasi iu uroi suksese organizatorëve Rod Laver tha se është i lumtur që turneu do të vijojë të zhvillohet normalisht, falë edhe kontributit të veçantë që ka dhënë Federata Australiane e Tenisit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat