Murray: Nga ky rregull nuk bën përjashtim

Tenis

Murray: Nga ky rregull nuk bën përjashtim

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:27
Murray: Nga ky rregull nuk bën përjashtim

“Të gjithë tenistët që udhëtojnë për në Melburn si dhe stafet e tyre, para se të nisen duhet të tregojnë se janë negativ me koronavirus, në të kundërt do të kthehen mbrapsht. Ata bëjnë mirë të qëndrojnë aty ku janë nëse janë pozitivë”, tha Ministri Australian i Shëndetësisë, Martin Foley.

Më tej, Foley shtoi se nuk do të ketë asnjë lëshim apo përjashtim, referuar ish-numrit 1 në botë, britanikut Andy Murray: “Nga ky rregull nuk bën përjashtim as Andy Murray. Nëse ai del sërish pozitiv para se të niset për në Melburn, nuk do t’i lejohet të zbresë nga avioni”.

Murray doli pozitiv me Covid-19 një javë më parë, duke shtyrë nisjen për në Australi. Aktualisht ai është në karantinë në Londër dhe duhet të dalë negativ që të niset për në Melburn. Gjithsesi, edhe pasi të mbërrijë aty, ai do të qëndrojë sërish 2 javë në karantinë, pa patur mundësi të stërvitet, siç po ndodh aktualisht me tenistët e tjerë.

Australian Open nis më 8 shkurt dhe Murray siguroi nga organizatorët një “wild card” (ftesë) për të marrë pjesë në këtë event. Gjithsesi, që ajo ftesë të ketë efekt dhe tenisti të luajë duhet që britaniku fillimisht të dalë negativ dhe më pas të qëndrojë 10-14 ditë në karantinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat