Nadal: Ne kemi një ekip të fortë

Tenis

Nadal: Ne kemi një ekip të fortë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Nadal: Ne kemi një ekip të fortë

Zhvillim i rëndësishëm në ditën e parë të këtij edicioni të ATP Cup 2021. Tenisti numër dy në botë, spanjolli Rafael Nadal, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen debutuese në ATP Cup të Spanjës kundër australianit Alex De Minaur.

Vitin e kaluar Nadal dhe De Minaur ishin protagonistët e një ndeshjeje spektakolare pikërisht në ATP Cup, me spanjollin që triumfoi pas tre seteve shumë të luftuara.

Tani do të ketë ndryshim programi për ndeshjet midis Australisë dhe  Spanjës, që do të vijojnë me përplasjen mes numrave 2 të vendeve respektive,  John Millman dhe Pablo Carreno Busta, ndërsa Roberto Bautista do të zëvendësojë 20 herë fituesin e titujve Grand Slam në përballjen me De Minaur.

“Përshëndetje të gjithëve! Kam vendosur bashkë me ekipin tim që të mos luaj ndeshjen time të parë sot për ATP Cup. Jam i detyruar ta humbas këtë përballje për shkak të një problemi në shpinë dhe shpresoj të jem më i mirë për garën tjetër, të enjten.

Ne kemi një ekip të fortë, i uroj më të mirën Pablo Carreno Bustas,” – sqaronte Nadal në një mesazh në rrjetet sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat