Barty rikthim me fitore pas një viti pushim

Tenis

Barty rikthim me fitore pas një viti pushim

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Barty rikthim me fitore pas një viti pushim

Janë luajtur sot ndeshjet e mbetura të raundit të parë të grand slam të Australian Open për femra.

Numri 1 në botë, tenistja australiane Ashleigh Barty, fitoi me lehtësi 2-0 (6-0, 6-0) ndaj malazezes Danka Kovinic. Fitore e lehtë e Barty, që rikthehej në fushë pas një viti, duke mos humbur asnjë “game”.

Në raundin e dytë kalon edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, që mposhti 2-0 (6-4, 6-0) rusen Margarita Gasparyan. Tenistja ukrainase Elina Svitolina, numri 5 në botë, mundi po 2-0 (6-3, 7-6) çeken Marie Bouzkova.

Surprizë eliminimi i bjelloruses Victoria Azarenka, fituese e këtij turneu në vitet 2012 e 2013. Ajo u mund 2-0 (7-5, 6-4) nga amerikania Jessica Pegula.

Nuk zhgënjen as tenistja tjetër amerikane Cori Gauff, që mundi 2-0 Jil Teichmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat