Federer dhe Nadal, mungojnë në turnetë e mëdha

Tenis

Federer dhe Nadal, mungojnë në turnetë e mëdha

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:23
Federer dhe Nadal, mungojnë në turnetë e mëdha

Tenistët Roxher Federer dhe Rafael Nadal kanë vendosur të ndryshojnë planet e tyre sezonale, duke zyrtarizuar mungesën në disa nga turnetë ku fillimisht kishin dhënë “OK”-in e pjesëmarrjes së tyre.

Federer, që këtë javë do të rikthehet në fushë pas 14 muajsh pushim në turneun e Doha-s, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Majamit.

Ky është Masters i parë sezonal (22 mars-4 prill). Për pasojë, Federer do të humbasë 1000 pikë në renditje, duke qenë se është kampion në fuqi (ka fituar për herë të fundit në vitin 2019, ndërsa vjet ky turne nuk u zhvillua si pasojë e pandemisë).

Edhe Rafael Nadal ka vendosur të ndryshojë planet e tij. spanjolli është tërhequr në momentet e fundit nga turneu i Roterdam, që ka nisur në Holandë këtë javë. Jo vetëm kaq, po Nadal do të mungojë edhe në turneun e Akapulko (Meksikë), që zhvillohet në mes të marsit. Sipas menaxherit të tenistit spanjoll, ky vendim u mor për arsye shëndetësore,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat