Nadal ende i dëmtuar, tërhiqet

Tenis

Nadal ende i dëmtuar, tërhiqet

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:26
Nadal ende i dëmtuar, tërhiqet

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 3 në botë për meshkuj, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Majemit, që nis më 24 mars. Nadal nuk luan që prej grand slam të Australian Open, ndërkohë që më herët ai u tërhoq edhe nga turnetë e Akapulko e Dubai.

Spanjolli konfirmoi se nuk është ende në formën e tij më të mirë, ndaj nuk do të luajë në Majemi. Nadal preferon më shumë të rikuperojë formën e duhur fizike për të qenë gati për turnetë e fushave me dhè, që nisin muajin tjetër.

“Më vjen keq t’ju njoftoj se nuk do të luajt në Majemi, një qyteët që e dua shumë. Kam ende nevojë për kohë, për t’u rikuperuar 100% dhe për t’u përgatitur për turnetë europianë të fushave me dhè. Një mesazh special për fansat e mi amerikanë”, u shpreh Rafael Nadal.

Nga turneu i Majemi është tërhequr me herët edhe Roger Federer, ndërkohë që Novak Djokovic ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat