Nadal: Do të më pëlqente të luaja si Federer

Tenis

Nadal: Do të më pëlqente të luaja si Federer

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:29
Nadal: Do të më pëlqente të luaja si Federer

Tenistët Rafael Nadal e Roger Federer i kanë dhënë jetë një prej rivaliteteve më të mëdha në historinë e sportit, duke kaluar kufijtë e këtij sporti. Dy tenistë që janë edhe miq të mirë jashtë fushe, të dy fitues të 20 grand slam në karrierë.

Për herë të parë janë përballur në turneun masters të Majemit, në vitin 2004 dhe për herë të fundit në Wimbledon 2019. Në total kanë dueluar mes tyre 40 herë (24 fitore Nadal, 16 Federer).

Duke folur për këtë rivalitet, Nadal shprehet: “Më pëlqen të jem si Roger Federer, për sa i përket mënyrës së si luan. Më është dashur gjithnjë të dueloj ndaj Roger, por do të ishte fantastike të luaja si ai. Ose të kisha mundësi të luanim disa ndeshje më shumë së bashku”.

“Përveç aftësive të mia, nëse do të luaja si Federer do të ndihesha i pathyeshëm”, u shpreh Rafael Nadal, që vendosi të tërhiqet nga turneu i Majemit, për t’u përgatitur për eventet që zhvillohet në fushat me dhè. Spanjolli synon të jetë në 100% të formës në turnetë që luhen në sipërfaqen e tij të preferuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat