Përkeqësimi i situatës me COVID-19, anulohet turneu i tenisit ATP në Brazil

Tenis

Përkeqësimi i situatës me COVID-19, anulohet turneu i tenisit ATP në Brazil

Më: 2 prill 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Turneu i tenisit ATP në Rio de Zhaneiro është anuluar për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë globale COVID-19 në Brazil, ka njoftuar organizatori.

Turneu duhej të niste në shkurt të këtij viti, por ai u shty.

Ndërkaq, dje, u anulua përfundimisht ky turne prestigjioz.

Organizatori njoftoi se turneu tjetër në këtë qytet do të mbahet në vitin 2022.

“Rio Open” së fundmi herë u mbajtë në shkurt të vitit 2020, disa ditë para se të vinte rasti i parë me virusin korona në Brazil.

Vetëm në muajin e kaluar, në Brazil vdiqën më shumë se 66 mijë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat