Fitoi betejën me tumorin

Tenis

Fitoi betejën me tumorin

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:01
Fitoi betejën me tumorin

Tenistja spanjolle Carla Suarez Navarro, ish-numri 6 në botë, ka fituar betejën me tumorin dhe 8 muaj nga shfaqja e sëmundjes i është rikthyer stërvitjes. Lajmin e konfirmoi vetë tenistja nga Canarie, që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke thënë se është më e vendosur se kurrë të rikthehet në fushë.

Në shtator të vitit të kaluar, Navarro ndërpreu aktivitetin e saj kur bëri me dije se kishte zbuluar se ishte prekur nga një tumor në sistemin linfatik. Një zbulim që ndodhi krejt rastësisht, kur mendonte se ishte infektuar nga koronavirus, por në fakt ishte prekur nga tumori, që tashmë është një betejë e fituar.

“Nuk dua që njerëzit të më kujtojnë të shtruar në krevatin e një spitali.

Më pëlqen të luaj sërish në një turne të madh. Dua që të jem edhe në Olimpiadë, për të përshëndetur e falënderuar ata që më kanë mbështetur. Ndaj, jam shumë e lumtur që rinis stërvitjen pas kaq muajsh”, tha Carla Suarez Navarro, tashmë 32 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat